Shqip

Statusi i banorit afatgjate (επί μακρόν διαμένοντος, ) dhe e drejta e qendrimit dhe punesimit ne vendet e Bashkimit Europian

Statusi i banorit afatgjate (επί μακρόν διαμένοντος, ) dhe e drejta e qendrimit dhe punesimit ne vendet e Bashkimit Europian sipas direktives 2003/109/EC te Keshillit te Europes

I- Statusi dhe kushtet per perfitimin e tij

Status i banorit afatgjate dhe leja e qendrimit qe jepet per arsye te perfitimit te tij u parashikuan per here te pare me Direktiven 2003/109/EC te Keshillit te Europes date 25 Nentor 2003.

Kjo direktive, midis te tjerash, parashikon kushtet per marjen e statusit, te drejtat e personit qe e perfiton, rastet e revokimt ose te humbejes te tij si dhe te drejten dhe kushtet per qendrim dhe punesim ne nje vend tjeter te BE.

Kushtet minimale sipas direktives qe duhet te plotesoje i interesuari per perfitimin e statusit jane:

  1. qendrim 5 vjet pa shkeputje para dorezimt te kerkeses ne shtetin ku ajo dorezohet.

(mungesa deri ne 6 muaj ne vazhdimesi ose 10 muaj ne total brenda 5 vjecarit nuk e nderpresin kete periudhen dhe meren parasysh rregullisht ne llogaritjen e saj)

  1. te ardhura stabel, periodike dhe te mjaftueshme per veten dhe familjen e tij te cilat nuk duhet te perfitohen nga sistemi i ndihmes sociale.

  1. siguracion shendeti

Ne paranteze sqarojme se nga ana teknikoligjore direktivat nuk zbatohen ne menyre direkte ne teritorin e shteteve te BE, ato ju drjtohen qeverive te cdo shteti antar te cilat jane te detyruara, brenda nje afati te caktuar, te aprovojne rregulla ligjore (ligje, dekrete presidenciale etj) ku do perfshihen te gjitha ato qe parashikojne direktivat. Zakonisht direktivat parashikojne nje minimum rregullash te cilat vendet antare jane te detyruara ti zbatojne, duke dhene gjithashtu mundesine per devijime ose ndryshime qe mund te beje secili shtet antar por brenda nje kuadri te percaktuar.

Keshtu pra edhe “ligjvenesi grek” ne zbatim te direktives se siperpermendur parashikoi per here te pare perfitimin e statusit te banorit afatgjate ne vitin 2005 me ligjin 3386/2005, ndersa hollesite per kushtet e marjes te tij u parshikuan me dekretin presidencial 150/2006. Por, per arsye se kushtet e parashikuara ne kete dekret ishin shume te rrepta, konkretisht i interesuari duhet te kishte vertetim ose deshmi te njohjes te gjuhes dhe kultures greke, kerkesat per kete status ishin shume te pakte. Ne rang kombetar e perfituan pak a shume 1400 persona.

Status i banorit afatgjate u vu ne qender te vemendejes me aprovimin e Kodit te Emigracionit dhe Integrimit Social (L. 4251/2014), i cili solli disa ndryshime te rendesishme. Arsyet jane dy. Se pari ligji i ri lehtesoi disi kushtet per perfitimin e tij – deshmia ose vertetimi i njohjes te gjuhes dhe kultures greke qe parashikonte ligji i meparshem nuk eshte me i nevojshem nese dikush jeton ne menyre te ligjshme 12 vjet ne Greqi, – dhe se dyti, per arsye te mundesise qe ai ofron per qendrim dhe punesim ne vendet e tjera te BE, gje e cila shihet nga emigrantet si rrugezgjidhja e problemit te papunesise dhe te krizes ekonomike ne pergjithesi.

Eshte e rendesishme te theksohet se direktiva e siperpermendur ashtu si dhe Kodi i Emigraciont bejne fjale per status dhe jo thjesht nje leje qendrimi. Leja e qendrimit 5 vjecare eshte thjesht rrjedhoje e perfitimit te statusit. Kjo do te thote qe,

  1. statusi perfitohet vetem nje here ne menyre definitive pra te perhershme (neni 8, par. 1 I Directives dhe neni 90 par. 7 I Kodit te Emigracionit)

  1. kushtet per marjen e tij duhet te plotesohen vetem heren e pare me dorezimin e kerkeses ndersa leja e qendrimit rinovohet cdo 5 vjet pa u dashur qe ato te plotesohen serisht (neni 8, par. 2 I Directives dhe neni 91 par. 1 I Kodit te Emigracionit)

  1. vetem mosrinovimi i lejes se qendrimit nuk eshte arsye qe dikush ta humbase kete status, pra me pak fjale leja mund ta rinovohet ose te nxiret serisht edhe mbas skadimit te saj (neni 9, par. 6 i Directives dhe neni 93 par. 2 i Kodit te Emigracionit)

  1. statusi, pervec rasteve kur personi qe e ka perfituar konsiderohet I rezikshem per rendin publik ose e ka perfituar ate ne menyre te paligjshme, humbet vetem per keto arsye (neni 9, i Directives dhe neni 93 i Kodit te Emigracionit):

  • vertetohet qe personi ka qendruar me shume se 12 muaj jashte BE,

  • vertetohet qe ka qendruar me shume se 6 vjet jashte Greqise

  • nese perfiton po kete statusin ne nje vend tjeter te BE

II – E drejta per qendrim dhe punesim ne shtetet e tjera antare te BE

Direktiva ne fjale ne kapitullin e trete me titull “Qendrimi ne vende te tjera antare ( te BE)” parashikon te drejten dhe kushtet e qendrimit te perfituesit te statusit te banorit afatgjate ne nje nje vend tjeter te BE.

Konkretisht parashikon qe perfituesi i statusit mund te qendroje ne nje vend tjeter per keto arsye:

  1. per arsye punesimi ose per te ushtruar aktivitet ekonomik te pavarur

  1. per te ndjekur studime ose kualifikim professional.

Gjithashtu ai ka te drejte te shoqerohet nga familja e tij nese e ka krijuar ne vendin ku perfitoi statusin, pra pavarsisht nga fakti se pjestaret e familjes mund te mos kene perfituar te njejtin status personalisht. Ndersa ne rast se krijon familje me pas, zbatohen rregullat e bashkimit familjar.

Per sa i perket procedures, parashikohet qe, brenda tre muajve nga momenti hyrjes te banorit afatgjate ne nje vend tjeter te BE, ai dorezon kerkese per leje qendrimi ne organet kompetente te ketij vendi. Per dhenien e lejes vendet antare mund te kerkojne nga I interesuari te vertetoje se ka:

  1. te ardhura stabel, periodike dhe te mjaftueshme per veten dhe familjen e tij te cilat nuk duhet te perfitohen nga sistemi i ndihmes sociale.

  1. siguracion shendeti

Gjithashtu mund ti kerkohet te vertetoje se disponon banese te pershtatshme.

Ne vecanti ne rastet e punesimit mund te kerkohen, kontrate pune, ose deklarate e punedhenesit qe personi eshte punesuar, ose oferte per kontrate pune. Ndersa per aktivitet ekonomik te pavarur do kerkohet qe i interesuari te kete burime ekonomike te pershtatshme, sipas ligjit te cdo vendi, per te ushtruar aktivitetin.

Kerkesa duhet te shqyrtohet brenda 4 muajve dhe nese plotesohen kushtet jepet leja e qendrimt e cila mund te rinovohet pas skadimit. Kohezgjatja e lejes varet nga kategotia qe parashikon ligji i brendeshem i cdo shteti. E njejta leje me te njejten kohezgjatje u jepet edhe pjestareve te familjes.

Nese banori afatgjate pasi ka mere kete lejen e qendrim, qendron mbi 5 vjet atje, atehere ai ka te drejte te perfitoje te njejtin statusin edhe ne kete vend duke e humbur njekohesisht ate ne vendin ku e perfitoi per here te pare.

Si do qofte, duhet theksuar se direktiva per sa i perket te drejtes per pune, u jep mundesine vendeve te BE qe te marin parasysh qjendjen aktuale te tregut te punes ne vend dhe te zbatojne rregullat dhe ligjet e brendeshme per plotesimin e vendeve te lira pune. Konkretisht ato mund tju japin prioritet qytetareve te BE, emigranteve qe jetojne te ligjshem ne secilin vend dhe sidomos atyre qe jane te papune dhe marin kompesim per papunesine.

Me pak fjale cdo vend antar i BE aprovon rregullat per kushtet dhe proceduren specifike qe duhet te ndjeke i huaji i cili ka perfituar statusin ne nje vend tjeter.

Per kete arsye edhe ne Greqi, Kodi i Emigracionit nuk parashikon proceduren dhe menyren se si perfituesi i statusit te banorit afatgjate ne Greqi mund te qendroje per pune ne vendet e tjera te BE, por te kunderten, pra menyren se si emigranti qe ka perfituar statusin ne nje vend tjeter te BE mund te qendroje ne Greqi (nenet 89 – 103 K.i Emigracionit). Kjo do te thote qe, nese i interesuar i cili ka perfituar statusin ne Greqi kerkon te informohet per hollesite dhe proceduren qe duhet te ndjeke qe te kete mundesi te punoje ne nje vend tjeter te BE atehera ai duhet ti drejtohet organeve kompetente per te huajt ne vendin ku planifikon te shkoje.

Nje pike tjeter shume e rendesishme e direktives e cila vlen te permendet eshte fakti qe ne nenin 13 te saj parashikohet se shtetet antare te BE mund te japin leja qendrimi pakufi ose definitive me kushte me te lehta dhe te favorshme nga ato qe percakton ajo per marjen e statusit te banorit afatgjate, por ne kete rast keto leje qendrimi nuk te japin te drejten e qendrimit dhe punesimit ne shtetet e tjera antare te BE.

Per rrjedhoje duhet sqaruar se leja e qendrimit te emigranteve te brezit te dyte (δεύτερης γενιάς) qe parashikon neni 108 i Kodit te Emigracionit, pavaresisht se ju jep atyre te gjtha te drejtat e nenit 97, pra te drejtat e banorit afatgjate, nuk ploteson kushtet e direktives dhe si rrjedhim nuk te jep te drejten e qendrimit dhe punesimit ne shtetet e tjera te BE. Thjesht emigrant i brezit te dyte ka te njejtat te drejta brenda Greqise me banorin afatgjate. Per kete arsye ne te njejtin nen parashikohet qe emigrant i brezit te dyte nese ploteson kushtet mund te rinovoje lejen e tij per perfitimin e statusit te banorit afatgjate ne cdo moment. Gjithashtu te drejten per tu punesuar ne vendet e BE si dhe te drejtat e banorit afatgjate brenda Greqise nuk i kane edhe te huajt qe kane leje qendrimi 10 vjecare dhe pa kufi kohor (αόριστης διάρκειας). Kete gje e parashikon dhe shpehimisht neni 105 i Kodit te Emogracionit.

Se fundi tre vendet e BE ne te cilat direktiva nuk zbatohet jane Mbreteria e Bashkuar, Irlanda dhe Danimarka.

PETRO DEMIRI

Avokat i Dhomes se Avokatise Selanik

Antar i Keshillit Drejtues te Shoqates “IMMIGRATIO” – Ένωση Νομικών Μεταναστευτικού Δικαίου

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top