Holanda nuk do ta lërë thjeshtë vetëm me një “shtyrje” dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Qeveria e këtij vendi, pas kërkesës që statusi për vendin tonë të shtyhet për në qershor, tashmë pritet të vendosë veton duke e bllokuar një gjë të tillë.
Siç shkruan gazeta shqiptare Shekulli, Qeveria holandeze ka marrë porosi nga parlamenti që të bllokojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë Shqipëria do t’i bashkohet Turqisë, integrimi i të cilës është bllokuar nga Gjermania dhe Austria, si dhe Maqedonisë që është bllokuar nga Greqia.
Mediet holandeze raportojnë një përqindje shastisëse (90%) të qytetarëve që janë kundër integrimit të Shqipërisë në BE. Një përqindje e tillë ishte edhe kundër hyrjes së Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Schengen.
burimi www.shekulli.com.al
