ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Sqarim për sa i përket problemit me lejet e qëndrimit dhe Toponimeve

Para disa ditësh mediat shqiptare publikuan lajmin se , Greqia nuk do rinovoi lejet e qëndrimit të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Greqi  të cilët kanë problem me toponimet në pashaportat biometrike.

Biles mediat shqiptare shkrujatën se janë dërguar dhe letra tek disa emigrantë për të cilët paralajmërohen se kanë afat kohorë një mujorë për të ndryshuar dokumentacionin.

Albanians.gr komunikoi me Drejtorinë e Emigracionit në Ministrinë e Brendëshme, si dhe me drejtorin e Drejtorisë të Decentralizuar të Athinës dhe tani për tani  morrëm këtë përgjigje

Ministria e Brendëshme ka dërguar para shumë kohësh një qarkore ku thuhet se të gjitha dokumentacionet e lëvizjeve, pashaportat, etj duhet të jenë ashtu siç parashikohen në ligje dhe në konvertat ndërkombëtare.

Të bazuar mbi këtë Drejtoria e Decentralizuar në Selanik, duket se ka zbatur këtë urdhëresë.

Pra ky problem është shfaqur vetëm në Selanik, dhe në asnjë qytet tjetër.

Asnjë nga drejtoritë në Atikë apo në rrethe të tjera nuk e ka përdorur këtë shkrim. Pra kjo nuk është urdhër i dhën nga Ministria dhe i formës të prerë, por më shumë është një qarkore për të qënë dokumentat e sakta dhe prë mos të pasur probleme teknike.

Është në dorë të çdo Drejtorie të Decentralizuar të përdorë këtë qarkore.

Sa për afatin kohorë një mujorë presim të marrim shpjegime të tjera ditët në vijim.

Gjithashtu sipas informacioneve ekskluzive që disponojmë si Albanians.gr, ekziston një memorandum mes Shqipërisë dhe Greqisë që çështja të zgjidhet deri më datë 15 Janar, pra ka shumë shance që ky problem ka marrë rrugën e zgjidhjes përfundimtare.

Në vijim..

Për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top