Shqip

Sqarim i Ministrise se Brendeshme greke ne lidhje me siguracionet private te shendetit qe kerkohen per dhenie ose rinovim te lejes se qendrimit

Sqarim i Ministrise se Brendeshme greke ne lidhje me siguracionet private te shendetit qe kerkohen per dhenie ose rinovim te lejes se qendrimit.

Me vendimin ministror nr. 53821 date 21/10/ 2014 i cili hyri ne fuqi ne daten 4 Nentor 2014, u parashikuan kushtet qe duhet te plotesoje kontrata private e siguracionit te shendetiet per dhenien ose rinovimin e lejave te qendrimit ne ato raste te vecanta ku e parashikon ligji. Kryesisht beht fjale per lejat e qendrimit 5 vjecare te emigrateve te brezit te dyte, pra qe e perfitojne kete leje per arsye te lindjes ose te perfundimit me sukses te pakten 6 viteve shkolle ne Greqi.

Ne zbatim te ketij vendimi, Sherbimet per te Huajt (Periferia) filluan te kerkoje kontrata siguracioni te reja edhe per ato kerkesa qe u dorezuan para dates te hyrjes ne fuqi te vendimit te mesiperm, pra para 4 Nentorit. Eshte e llogjikshme qe kontratat e dorezuara para kesaj date nuk kishte se si te plotesonin kushtet qe kerkon vendimi i ri per arsyen e thjeshte se ai nuk ishte aprovuar akoma.

Perfundimisht Ministria e Brendeshme me domumentin nr 63975 date 9 Dhjetor 2014 sqaron se kontratat e reje do kerkohen vetem per kerkesat qe jane dorezuar pas dates 4 Nentor 2014, data e hyrjes ne fuqi te vendimit te ri, dhe qe do dorezohen ne te ardhmen. Ndersa ato te dorezuara para saj do te shqyrtohen rregullisht me kontatat e vjetra.

Gjithashtu keto kontrata te cilat sipas vendimit te ri kerkohet te jene 1 vjecare duhet te rinovohen cdo vit dhe te dorezohet ne “Periferia” nga moment qe ajo do ta kerkoje ose ne momentin e rinovimit te lejes. Nese nuk dorezohen, leja e qendrimit revokohet (ανακαλείται) ose nuk rinovohet.

PETRO DEMIRI

Avokat i Dhomes se Avokatise Selanik

Antar i Keshillit Drejtues te Shoqates “IMMIGRATIO” – Ένωση Νομικών Μεταναστευτικού Δικαίου

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top