ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Speciale Albanians.gr Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social në Greqi

Athinë Greqi. Këto momente po diskutohet në Parlamentin Grek Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social.  Sapo të mbaroi diskutimi do filloi proçedura e votimit të neneve të ligjeve.  Votimi do bëhet sipas neneve dhe jo sipas ligjit. Kështu që pritet përveç Partisë Komuniste dhe Agimit të Artë, disa nga nenet e e ligjit të votohen nga të gjithë partitë politike të Greqisë. Demokracia e Re, Pasok dhe Dhimar kanë deklaruar pro ligjit, njëkohësisht Siriza ka deklaruar prezent, që do të thot se do votoi pro disa neneve, ndërkohë edhe pse Grekët e Pavarur janë shprehur kundra ligjit lanë të hapur mundësinë e votimit të disa neneve të Kodit

Është hera e parë që Greqia tenton të bashkoi rreth 20 ligjet për emigracionin, 6 dekretet presidenciale dhe 42 rregulloret, ne një ligj të vetëm.

parlamenti grek

Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social ndahet në 3 kapituj dhe 141 nene. Albanians.gr disponon të gjithë projektligjin por nuk po e publikojmë këtë moment sepse presim miratimin dhe publikimin e ligjit përfundimtarë. Këtë moment në Parlament po bëhet diskutimi, dhe gjërat janë shumë delikate, me nene të cilat tërhiqen dhe mbas disa orësh sillen prap për miratim. Kështu që konsiderojmë se publikimi këtë moment i ligjit pa patur ligjin përfundimtarë do sjelli mangësi në informimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Mbas miratimit të Kodit të Emigracionit dhe Integrimit Social nga Parlamenti do duhen përafërsisht 2 muaj që ky ligj të bëhet ligj i shtetit, publikimi në fletoren zyrtare. Domethënë zbatimi i neneve të këtij ligji pritet të filloi në fund të muajit maj.

Albanians.gr e ka ndjekur vazhdimisht të gjithë proçedurën e Kodit të Emigracionit dhe Intregimit Social që nga dita që doli në diskutim publik e deri më sot. Është e kotë të rishkruajmë sërisht të njëjta dhe të njëjtat informacione. Për të  gjithë ata që interesohen  për Kodin e Emigracionit dhe Integrimit Social tek faqja jonë do gjeni ketegorinë Kodi i Emigracionit në gjuhën shqipe si dhe Κώδικας Μετανάστευσης në gjuhën greke. Aty do gjeni të gjitha informacionet që janë bërë publike deri më sot rreth këtij ligji. Më poshtë kemi bashkangjitur disa link ku do ju jepet mundësia të informoheni për pikat kryesore që parashikon ky ligj

Për Albanins.gr

Gaston Sanxhaku

Por për më shumë hodhësira mund të lexoni më poshtë

Kodi i Emigracionit

Κώδικας Μετανάστευσης

Votohet në parim në Parlamentin Grek Kodi i Emigracionit

Çfarë parashikon Kodi i emigracionit dhe integrimi social

Çfarë parashikon ligji i ri i emigrantëve për ato që nuk përmbushin pullat (ensimat)

Leje qëndrimi e gjeneratës të dytë. Çfar parashikon Ligji i ri për fëmijët që kanë lindur ose janë rritur në Greqi.

Cilat janë lejet e qëndrimit që parashikon Kodit të Emigracionit

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top