Shqip

Sot votohen në parlament ligji i ri për nënshetësinë Greke. Cilët kategori prek Lexoni ndryshimet 

Sot në parlamentin Grek pritet të votohen ndryshimet e ligjit të ri të nënshtetësisë. Ndryshimet prekin të gjithë ata që bëjnë kërkesë për nënshtetësinë greke me proçedurën politografisi, moshat mbi 65 vjeç si dhe persona me aftësi të kufizuara etj.

Ky ligj parashikon ndryshime rrënjësore në dhënjen e nënshtetësisë me këtë proçedurë. Një pjesë e këtyre ndyshimeve, sipas organizatave të emigrantëve dhe ato joqeveritare por dhe opozitës, janë pozitive.  Nga ana tjetër disa pika të ligjit janë kritikuar nga opozita dhe organizatat e emigrantëve sepse sipas tyre do krijojnë më shumë probleme se sa do zgjidhin.

Cilat janë disa nga ndryshimet

Ndërron kuoata (paravolo) nga 700 euro që është sot në 550 euro

Ndërron mënyra e provimit. Provimi që do jetë një test me 30 pyetje të zgjedhura në mënyrë rastësore nga një total prej 300 pyetjeve. Këto pyetje do jenë në websitin e ministrisë. Pra hiqet libri, dhe vendosen pyetjet elektronike. Gjithësesi mënyra se si do kryet ky provim nuk është bërë i qartë dhe pritet mbas votimit të ligjit të dali vendim nga këshilli i ministrave.

Shtohet provimi i gjuhës greke me shkrim. Aplikuesit për nënshtetësinë do japin dhe provim me shkrim dhe duhet të kenë nivelin A1, kurse për të folurën nivel B1  Nuk do japin provim ato që kanë bërë 3 vite shkollë (gjimnaz ose likio) në Greqi ose kanë çertifikatë të njohjes së gjuhës greke të kategorisë B1 në të folur dhe A1 në shkrim.

Moshat mbi 65 vjeç do japin provim vetëm për gjuhën në një proçedurë specifike që do vendoset më vonë.

Persona me aftësi të kufizuar mbi 67% nuk do japin provim por vetëm do paraqiten para komisionit.

Persona që nga momenti që do bëjnë kërkesë për nënshtetësi dhe largohen nga Greqia për një kohëzgjatje 18 muaj nga dita e aplikimit,  kërkesa e tyre do pezullohet, deri sa të kthehet në Greqi. Kjo pikë është kritikuar nga të gjithë partitë si dhe organizatat e emigrantëve sepse është kundra ligjit të emigracionit. Praktikisht kush ka leje qëndrimi europiane dhe shkon në Bashkimin Europian për të punuar, ose kush emigrant dëshiron të studjoj jashtë Greqisë do ketë probleme me marrjen e nënshtetësisë.

Në rast se nuk kalon në komision dhe dikush do bëj kërkesë për rishikim të dosjes, paravolo është 100euro

Minoritarët nuk kalojnë në provime të gjuhës.

Ndryshon drejtoria e dhënjes së nënshtetësisë. Krijohen Drejtoritë Rajonale të nënshtetësisë dhe hiqet fuqitë e nënshtetësisë nga Drejtoritë e Deçentralizuara.

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close