Mbahet ditën e sotme në Bruksel takimi i 6-të i Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, i cili do të drjetohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Sipas njoftimit për shtyp, prezent në këtë takim si përfaqësues i presidencës greke të BE-së do të jetë zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos, si dhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule.
Ndërsa pjesë e delegacionit shqiptar do të jetë Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe Kryetarja e Komisionit të Itegrimit Evropian të Kuvendit, Majlinda Bregu.
Këshilli i Stabilizimit dhe Asocimit, i cili mblidhet një herë në vit, do të bëjë një vlerësim të përgjithshëm të zbatimit të MSA-së dhe do të diskutojë mbi çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me integrimin evropian të Shqipërisë.
Ndërkohë ditën e nesërme ministri Bushati do të drejtojë takimin e Këshillit të Adriatikut e Jonit (AIC). Takimi do të analizojë ecurinë një vjeçare të presidencës shqiptare të AII, duke u ndalur në të gjithë aktivitetet e kryera gjatë një viti, dhe gjatë tij do të bëhet transferimi i Presidencës tek Bosnje Hercegovina.
Burimi www.shqiptarja.com.
