Shqip

Sot ndeshja e madhe Serbi-Shqipëri

Shqipëria do të përballet sot me kombëtaren serbe, në Beograd në orën 20:45. Kombëtarja shqiptare ka mbërritur që dje në tokën serbe. Por që pas zbritjes në Serbi, kuqezinjtë u përballën me masa të forta sigurie, pasi policët blinduan qytetin e tyre.

Siguria, 4 mijë policë në gatishmëri

Mesa duket Serbia e ka marrë shumë seriozisht sigurinë gjatë ndeshjes, pasi 4 mijë policë të Njësisë Speciale do të jenë sot në gatishmëri për sigurinë e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Zëdhënësi i departamentit të policisë në Beograd, Nikola Popovac deklaroi se sot, në rrugët e Beogradit do të ketë forca të shtuara policore:

“Do të ushtrohet kontroll i rreptë i fansave dhe gjithçka do të filmohet. Gjithashtu do të përdoren kërkues metalesh, qenë antieksploziv”.

Tifozët nga Kosova drejt Serbisë

Dje u përfol se grupi me tifozë nga Prishtina, “Plisat”, do të udhëtojë drejt Beogradit, pavarësisht faktit se ata mund të përballen me një arrest, pas vendimit të federatës serbe dhe UEFA-s për të mos patur tifozë shqiptarë në stadium.

Por edhe pse u deklarua se nuk do të lejohen tifozët shqiptarë, mediet serbe deklarojnë se 3 autobusë me targa të Kosovës kanë mbërritur në Beograd.

Ndërkaq edhe kreu i tifozëve kosovarë nga Prishtina, Albert Kastrati ka kaluar kufirin serb dhe ka postuar një foto në Facebook, teksa kalon Preshevën bashkë me një mikun e tij.

Kuqezinjtë premtojnë rezultat pozitiv

Xhani De Biazi  deklaroi dje se skuadra e tij është e përgatitur për një rezultat pozitiv.

“Do të zbresim në fushë me ekipin më të mirë dhe do të kërkojmë që të arrijmë objektivat tona. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona që të marrim maksimumin edhe në këtë ndeshje “fair play”, tha De Biazi.

Kapiteni Lorik Cana, mbrojtësi Mërgim Mavraj dhe autori i golit ndaj Danimarkës, Ermir Lenjani premtojnë se do të bëjnë të gjithë shqiptarët kudo që janë, të ndihen krenarë.

Burimi http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=57853&kat=87

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top