Shqip

Sot miqësorja Itali-Shqipëri 10000 tifozë shqiptar në Itali

Sonte në mbrëmje në stadiumin “Luigi Ferraris” të Xhenovas do të zhvillohet miqësorja e luksit mes Italisë dhe Kombëtares shqiptare.

Ndeshja do të filloj në orën 21.45

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e kanë cilësuar historike për Shqipërinë përballjen e parë me kombëtaren e tyre, e cila mban mbi supe 4 tituj kampion bote.

“Për ne është një ndeshje e rëndësishme, edhe pse luajmë për bamirësi. Lojtarët tanë janë përgatitur për të bërë një ndeshje të mirë, që sigurisht do të jetë e vështirë për ne”, ka thënë presidenti Duka

Ndeshja miqësore mes Italisë dhe Shqipërisë, përveç se do të jetë përballja e parë mes dy ekipeve kombëtare të të dy vendeve, do të jetë edhe një rast tejet i mirë për të treguar vlerat më të mira të shqiptarëve.

Sonte qyteti i Xhenovas do të pushtohet nga shqiptarët. Mediat italiane kanë shkruar se pritet të jenë rreth 10 mijë tifozë kuqezi, të ardhur edhe nga Zvicra, Franca apo Gjermania, për të mbështetur kombëtaren tonë në miqësoren me Italinë, e cila do të luhet në stadiumin “Luigi Ferraris”.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top