Radhë të gjata janë shënuar ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës. Qindra automjete prej orëve të para të mëngjesit vijojnë të qëndrojnë prej mëse katër orë në radhë dhe kjo për shkak të punës së ngadaltë nga pala shqiptare.
Emigrantët pohojnë se kanë vendosur të kthehen në shtetin Helen pikërisht një ditë para përfundimit të afatit të toponimeve, dhe kjo ndoshta është arsyeja e radhës së madhe në këtë pikë kufitare.
Mes temperaturave të ulta dhe reshjeve të shiut emigrantët së bashku me fëmijët e tyre detyrohen të presin në radhë pa patur mundësi tjetër.
Radhët e gjata të automjeteve ka shkuar deri në 1 kilometër në dy korsi ndërsa puna e palës shqiptare vijon me intensitet të ulët pa asnjë shpjegim.
Ndërkohë pala greke punon me 2 sportele ndërsa ajo shqiptare me 3 të tilla.
Burimi www.shqiptarja.com
