ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Skuadra ultra nacionaliste greke sulmojnë emigrantë të paligjëshëm

Sipas denoncimeve të qytetarëve të qytetit të Iraklio të Kretës skuadra ultranacionaliste

Sipas denoncimeve të qytetarëve të qytetit të Iraklio të Kretës skuadra ultranacionaliste gjëmojnë nëpër rrugët e qytetit emigrantë të paligjëshëm. Ato fokusohen tek ato emigrantë që “punojnë” nëpër semafore duke larë xhamat e makinave që ndalojnë. Pjesa dërmuese e kytyre emigrantëve janë pakistanez ose afganë. Skuadra që përbëhet nga 15 veta, thërrasin thirrje nacionaliste dhe rraciste, lëvizin me makina dhe sulmojnë të gjithë njerëzit me ngjyrë që rrijnë nëpër semafore.

Me sa duket ultranacionalistët grek, të frymëzuar dhe nga fakti që partia e tyre Xrisi Abgi pritet të hyj në parlament në zgjedhjet e 6 majit. kanë vendosur të marrin ligjin në duar dhe të zëvëbdlësojnë policinë.

Ato tregojnë dhe një herë besimet e tyre naziste dhe me sa shihet ndjekin pikë për pikë taktikat e Hitlerit gjatë periudhës që ky tentonte të merrte pushtetit. Në vitet 30 kur Hitleri dhe partia e tij po fuqizohej, organizuan skuadra paraushtarake me qëllim ndjekjen e hebrenjve dhe të kundërshatrëve të tyre politik.

Fatkeqësisht nëse vërtetohen parashikimet se kjo parti ultranacionaliste hyn në parlament , atëherë do shtohen akoma më shumë sulmet ndaj emigrantëve, qoftë të ligjëshëm qoftë të paligjëshëm.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top