Shqip

Skandali me pasaportat, shkarkohet konsulli shqiptar në Janinë Procedohet ambasadorja Hobdari

Pas skandalit të gati një muaji më pare, ku 100 pasaporta shqiptare u vodhën në Greqi, Ministria për Evropën dhe Punet e Jashtme nisi menjehere nje hetim administrativ per te gjetur shkaqet dhe fajtoret e kesaj ngjarje te paprecedente.

Reagimi vjen pak kohë pas skandalit që ndodhi në shtetin fqinj me 100 pasaporta të shqiptarëve atje. Pasaportat fillimisht u bllokuan nga dogana greke në Kakavijë për shkak se transporti ishte në shkelje të procedurave.

Me pas, në një prej lagjeve të Athinës, gjatë ndalesës makina diplomatike u vandalizua nga persona të paidentifikuar që morë 100 pasaporta nga pakoja me mjetet e identifikim

Ne perfundim te ketij hetimi, Ministri ne Detyre, Gent Cakaj ka firmosur lirimin nga detyra te Konsullit te Pergjithshem te Janines Pervin Gjikuria, i cili eshte gjetur pergjegjes per te gjithe proceduren e ndjekur ne transportimin e pasaportave.

Shkrese e cila, sipas ligjit, i eshte drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe efirmosur menjehere.

Por nderkaq, sipas disa mediave në Shqipëri,   hetimi administrativ  ka nxjerr pergjegjesi ne kete ngjarje edhe per Ambasadoren e Shqiperise ne Athine, Ardiana Hobdari, per te cilen eshte duke u zhvilluar nje proces disiplinor, por deri me tani nuk eshte marr asnje vendim perfundimtar per te dhe  ambasadorja Adriana Hobdari vijon të jetë ende në detyrë.

Burimi https://www.vizionplus.tv/ 

https://lapsi.al/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top