Shqip

Skandal me pasaportat e fëmijëve të lindur në Greqi! Prindërit duhet të paguajnë gabimin e shtetit shqiptar!

Siç jeni njoftuar ka disa javë që është kërkuar nga emigrantët shqiptarë në Greqi të rinovojnë pasaportën për çdo fëmijë të lindur në Greqi.

Problemi lindi kur autoritetet greke nuk lejuan hyrjen në teritorin greke të femijëve që kishin lindur në Greqi dhe kishin shkruajtr vëndlindjen në mënyrë të gabuar.

Shteti shqiptar dhe ai grek ranë dakord të kapërcejnë problemin me një marrëveshje midis tyre që lejon kalimin e lirë të emigrantëve deri më 31 dhjetor të 2014. Mbas kësaj fëmijët e lindur në Greqi NËSE nuk kanë ndërruar pasaportë do të kenë vështirësi të kalojnë kufirin greke.

Shteti shqiptar i cili krijoi këtë problem, tha se do ta zgjidh duke lëshuar pasaporta të reja sipas standarteve botërore.

Mirëpo kush e paguan tarifën për pasaportar? E gjetët të pa fajshmit! Prindërit shqiptarë detyrohen të paguajnë 108 euro për çdo fëmijë të lindur në Greqi! Për fajin e shtetit tonë, në një kohë kaq të vështirë, detyrohen të paguajnë nga xhepi i tyre kur papunësia ka prekur të gjithë emigrantët.

 

Ëshët një fatkeqësi e vërtet dhe një dëm i madh ekonomik për të gjithë emigrantët. Është një padrejtësi!

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top