Shqip

Skandal Kryetari i Shoqatës së jetimëve i kërkon marrdhënje seksuale 16 vjeçarit që ta anëtarësoi në Shoqatë

Policia e Tiranes arreston Maksim Liçon, kryetari i shoqatës së “Jetimët në Fokus” te vënë nën hetim për akuzën e “Ngacmimit seksual tek të miturit”. Liço, në këmbim të anëtarësimit në shoqatë dhe më pas në këmbim edhe të lekëve e ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar,i cili kërkonte të anëtarësohej në shoqatë për shkak se ishte jetim. Mirëpo teksa ka bërë këtë kërkesë, Maksim Liço, e ka ngacmuar seksualisht duke i kërkuar adoleshentit që të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Të gjitha bisedat janë filmuar dhe përgjuar nga emisioni investigative Fiks-Fare, të cilët kanë mundur të kapin Maksim Liçon, duke kërkuar të kryejë marëdhënie seksuale me të riun.

Fill pas transmetimit të përgjimeve dhe filmimeve në televizion, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kryesisht me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Lidhur me vazhdimësinë e hetimeve prokuroria e Tiranës ka kërkuar vënien në dispozicion të bisedave të përgjuara dhe filmuara, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme është marrë në pyetje dhe shtetasi 17-vjeçar që ka rënë pre e ngacmimeve seksuale të kryetarit të shoqatës së “Jetimët në Fokus”.

Ndërkohë që gjatë mbrëmjes së djeshme emisioni Fiks-Fare, ka prezantuar pjesën e dytë të përgjimeve ku Maksim Liço sërisht vazhdon ti kërkojë hapur marrëdhënie seksuale një djali jetim, që kishte nevojë për mbështetje dhe bukë për të ngrënë. Jetimi i përsërit disa herë gjatë bisedave se ka nevojë për ndihmë, pasi nuk ka asnjë që ta ndihmojë. Maksim Liço avancon në kërkesa seksuale, por edhe në premtime. Por, gjatë bisedës, ai është i kujdesshëm dhe kërkon nga 17-vjeçari që të fshijë bisedat,që ai ka bërë me të në Facebook. Fillimisht këmbëngul që ta takojë djalin, duke i kërkuar disa herë takim në Facebook dhe duke e telefonuar në orët e vona të mbrëmjes.

Gjatë bisedave telefonike, Maksim Liço i premton para në këmbim të seksit, jetimit 16-vjeçar. I numëron disa raste kur ka marrë fonde, madje në një telefonatë i premton edhe pagesën e parë prej 10 mijë lekësh të reja, nëse ai do t’i përmbushë kënaqësitë seksuale. Gjatë bisedës telefonike, kryetari i shoqatës së jetimëve i tregon jetimit, se nuk është hera e parë që ai kryen marrëdhënie të tilla me djem të moshës së tij, madje ai pohon se ka pasur marrëdhënie të tilla dhe me një 14-vjeçar.

Pas bisedave të gjata në Facebook, ku Maksim Liço këmbëngul të takojë jetimin që ka njohur dhe që i ka ofruar ndihmë, fillon të shikojë të gjitha fotografitë e shokëve të djalit në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook. Ai fillon të pëlqejë një prej shokëve të djalit jetim, një të ri 15-vjeçar dhe i propozon që ta afrojë edhe atë nëpërmjet pagesës, kërkon që të kryejnë marrëdhënie të tre. –

Burimi http://www.shqiptarja.com/home/1/seks-me-jetimin-arrestohet-kreu-i-shoqat-s-maksim-li-o-243167.html#sthash.BQ6eZwrW.dpuf

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top