ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Skandal korrupsioni në bankën Greke

25 persona janë vënë nën akuzë dhe 7 urdhër-arreste janë lëshuar nga prokuroria, për një skandal korrupsioni që ka shkaktuar një dëm prej rreth 500 milionë euro në Greqi.

Skandali ka përfshirë bankën PostBank pas hetimeve që përfshinë periudhën 2006-2011.

Në listën e të akuzuarve dhe atyre që pritet të arrestohen janë biznesmenë të njohur e të fuqishëm, si ish shefin e postës.
Një urdhër-arresti është lëshuar edhe për presidentin e televizionit Alfa, i cili sapo mësoi për këtë fakt u dërgua në spital me infeksion respirator.

Sipas prokurorisë biznesmenët e akuzuar ishin perfshirë në transaksione dhjetëra miliona euro, duke favorizuar për kredi kompani dhe biznesmenë që nuk plotësonin kushtet dhe paratë që janë dhënë nuk janë kthyer në bankë.

Sipas prokurorit, kreditë uk janë dhënë për të mbështetur aktivitetin e profesional , por ” për të krijuar pasuri personale”.

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top