Shqip

SKANDAL “Fiks Fare”: Ja si kthehen në kufi shqiptarët që nuk paguajnë VIDEO

“Fiks Fare” filloi këtë të hënë transmetimin e një investigimi, që hedh dritë mbi mënyrën sesi kthehen mbrapsht në kufi, shqiptarët që nuk paguajnë.

Emisioni “Fiks Fare” sjell fakte për mënyrën sesi trajtohen të rinjtë shqiptarë në pikat e kalimit kufitar, nga policia shqiptare por edhe ajo e vendeve fqinje.

Punonjësit e policisë, në disa pika të kalimit kufitar u kërkojnë 3 të rinjve shqiptarë nga 30-50 euro për të vulosur pasaportat e tyre, me justifikimin se nuk kanë garanci nga personi pritës.

 

Shoferi i autobusit: Ok, bjeri.
Qytetari 1: Na vllai këtu.
Shoferi i autobusit: Sa lekë ke me vete ti?
Qytetari 1: Po kam edhe 100 euro.
Shoferi i autobusit: Hajde çuna bëni nga një 50 euroshe gati.
Fiksi: Sa, 50 euroshe? Shumë o vlla…
Shoferi i autobusit: Po.
Qytetari 1: Shumë është.
Shoferi i autobusit: Ju jeni të katërt bashkë…
Fiksi: Po nga një 20-she (euro) mor burrë, se s’kena 50-she.
Shoferi i autobusit: Më jep 100 euro tani. Futi edhe 100 euro për këtë. Edhe për këtë çunin tjetër.
Fiksi: Aman se s’kena më lekë mor burrë.
Shoferi i autobusit: Merr vesh ti apo nuk merr vesh?
Fiksi: Na mbytët or burrë, aman mor burrë.
Shoferi i autobusit: Po për Zotin, çfarë të bëjmë?
Fiksi: Se 20 (euro) t’i dha ai çuni tjetër. A t’i dha 20 (euro)?
Shoferi i autobusit: Ok.
Fiksi: Sa ke aty?
Shoferi i autobusit: 90 euro.
Shoferi i autobusit: Me 50 euro nuk iu lejon me kalu. Po e provoj tani, po rri e po shkoj aty të dëgjoj se çfarë do të thotë.

Shoferi i autobusit: Kush është A…
Qytetari 2: Ja ai, ai është.
Shoferi i autobusit: Ti, ok.
Fiksi: A e vulose?
Shoferi i autobusit: A jemi në rregull këtu?
Fiksi: Në rregull.
Qytetari 2: Në rregull, rrofsh.

Fiksi (një tjetër qytetari): 50 euro të mori ty?
Qytetari: 50 euro, bëra llafe me të.
Fiksi: Sa të mori edhe njëherë?
Qytetari: 50

burimi http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/04/13/fiks-fare-ja-si-kthehen-ne-kufi-shqiptaret-qe-nuk-paguajne/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top