ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Sjellja e Shqiptarëve ndaj Gjuhës se tyre në Greqi.

  Ky kerkim synon që të hetojë qëndrimet e gjuhës së shqiptarëve dygjuhësh, një grup emigrant në Athinë, ndaj gjuhes se tyre, dhe te lidhe këto qëndrime me gjinine, moshen dhe arsimim. Ky studim përfshin një total prej 144 pjesëmarrësve te kategorizuhar në tre grupe

  Ky kerkim synon që të hetojë qëndrimet e gjuhës së shqiptarëve dygjuhësh, një grup emigrant në Athinë, ndaj gjuhes se tyre, dhe te lidhe këto qëndrime me gjinine, moshen dhe arsimim. Ky studim përfshin një total prej 144 pjesëmarrësve te kategorizuhar në tre grupe

 

, nxënësit e fillores dhe të gjimnazit (dy nivele në Greqi, Gjimnaz dhe Liceum), të rriturit 20-30 vjeç dhe të rriturit mbi 40, dhe synon të ekzaminoje nëse meshkujt apo femrat, të vjetër ose të rinj, dhe të arsimuar apo më pak të arsimuar janë të predispozuar me favorshem ndaj gjuhës shqipe. Informacionet në lidhje me qëndrimin e shqiptarëve ndaj gjuhës, më saktësisht aftësitë e tyre gjuhësore, kontaktet e tyre me gjuhen Shqipe, modelin e përgjithshme i përdorimit te gjuhës, dhe kryesisht besimet dhe ndjenjat e tyre në drejtim të gjuhës vetë, si dhe ndaj folësve te saj, vijn nga dy burime: pyetësor dhe intervista.

Gjatë dekadave të fundit Greqia është transformuar nga një vend me histori emigracioni ne një vend i cili pranon emigrantë. Në gusht 2009, rrjeti evropian emigracionit tha se “deri në gusht të vitit 2008, numri i përgjithshëm i emigrantëve në Greqi kalon një milion …” hulumtim Eurostat për vitin 2008 referon 906.000 emigrantë, që është, 8.1% të popullsisë së përgjithshme. Nga ata 906.000 emigrantë që jetojnë në Greqi, 577.000 kane ardhur nga Shqipëria (63% e emigrantëve). Për më tepër, sipas profesorit Lianos ‘në prill 2008, numri i emigrantëve të paligjshëm kalon 172,250-209,402. Në përgjithësi, grumbullimi më i madh i emigrantëve të botës së tretë (vendet jo të BE), është vënë re në bashkine e Athinës.

Pavaresisht numrit e emigrantëve në Greqi, ka pak hulumtim mbi ta, kryesisht në bazë sociologjike. Kështu, ka shumë fusha kërkimore te cilat duan hetim në këtë kontekst. Kështu që, u ndjeva e frymëzuar për të kryer një hulumtim në këtë kontekst.

Fakti që unë jam një nga këta njerëz zgjerovi aspiratën time, por edhe më ndihmoj të zgjedh grupin te veçantë për hulumtim. Më vonë, zbulova se sa i përket hulumtimit gjuhësore të pergjithshem për grupin shqiptar, ekziston vetëm një dokument me titull “Ngritja e vetëdijes dygjuhëshe në shkollën fillore greke”, e cila u zhvillua në mënyrë që të ndihmojë mësuesit në përpjekjet e tyre për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me dygjuhësinë dhe klasat e tyre gjuhësore, dhe e cilat në mënyrë indirekte ka te beje me studentët shqiptarë.

Kjo në kombinim me kuriozitetin tim mbi sjelljen e grupit dominant e emigrantëve në Greqi, si edhe në Athinë, më ndihmoi për të zgjedhur temën time. Në fakt, si një studente e Gjuhësisë, gjatë studimeve të mia universitare në Athinë unë vezhgoja sjelljen gjuhesore e  njerëzve dhe kryesisht sjelljen e emigrantëve ndaj gjuhës se tyre. Ajo qe me kishte bere pershtypje ishte se shqiptarët, edhe pse jo të gjithë, por shumica e tyre, ishin te vetemit emigrantë në Athinë, të cilët nuk e përdorin gjuhën e tyre, kur ata do të takoheshin me njëri-tjetrin. Kam qenë e pakëndshme me këtë qëndrim, në fakt unë kurrë nuk isha krenare per shoket e mi shqiptarë dhe moshataret, në të gjitha nivelet e arsimit në Greqi, të cilët ishin duke u përpjekur për të fshehur identitetin e tyre të vërtetë (përsëri shumica e tyre).

Jam përpjekur për të kuptuar në qoftë se ky qëndrim ishte e lidhur me gjininë, ose moshen, apo edhe edukimin e atyre njerëzve. Prandaj, kam zgjedhur për të studiuar qëndrimin e shqiptarëve ndaj gjuhes amtare te tyre, i cili unë mendoj se  lidhet edhe me fenomenin e dygjuhësisë / shumëgjuhësisë dhe mirëmbajtjen e gjuhes ametare. Qëllimi im ishte të vëzhgoja, nëse mosha, gjinia dhe arsimi është e lidhur me qëndrimin e shqiptarëve ndaj gjuhes se tyre, nëpërmjet përdorimit të pyetësorëve dhe intervistave.
Në përgjithësi doja te zbuloja  nëse gjinia është e rëndësishme për qëndrimin, domethene, nëse pjesëmarrësit meshkujt apo femrat janë më pozitive në drejtim të gjuhës shqipe. Gjithashtu, nëse mosha luan një rol në qëndrim, dhe nëse po, cili varg moshe është më pozitiv? Së fundi, nëse arsimi i shqiptarëve është e lidhur me qëndrimin e tyre ndaj gjuhes ametare?

 

Unë ne fillim te kerkimit mendoja se meshkujt do të jenë të predispozuara me favoreshem ndaj gjuhes shqipe  se sa femrat, qe njerëzit e moshuar do të jenë më pozitiv në drejtim të gjuhës shqipe, dhe më në fund se të arsimuarit më pozitiv se pjesëmarrësit e paarsimuar.

Mostra ime është përfaqësuese shumë ose më pak e shqiptarëve që jetojnë në Athinë. Për shembull, ata janë të një klase relativisht të ulët social-ekonomike, ata kanë kontakt me vendin e origjinës (për shkak të afërsisë së dy vendeve, shumica e shqiptarëve vizitojne vendin e tyre një herë në vit), kanë të afërmit dhe miqtë në Athinë dhe rajonin e tyre. Megjithatë, unë kam marrë parasysh variabla të varur, pra mosha, gjinia, dhe arsimi.
Si pasojë, mostra ime përbëhet nga 144  anetare, 72 meshkuj 72 femra,të cilët janë kategorizuar në tri kategori, studentët e Dhimotiko (fillore), gjimnazin dhe Liceum (dy nivele të shkollës së mesme), të rriturit  20-30, dhe të rriturit mbi 40 vjeç.
Të rriturit ishin të ndara në tri kategori, në bazë të shkollimit të tyre: arsimi fillor, të mesëm ose të lartë. Të gjithë pjesëmarrësit kanë jetuar në Athinë, dhe më saktësisht në rajonet që emigrantët mund të përballojnë për të jetuar. Ata të gjithë kishin të dy prindërit shqiptarë, dhe kishin të afërmit dhe miqtë ose në rajonin e tyre, ose ne Athine të cilet ata takonin shpesh. Ata kishin kontakt të shpeshtë me vendin e origjinës. Dhe më në fund, ata të gjithë jetonin në Greqi të paktën pesë vitet e fundit.

Xhensila Mane
Shtator 2010
MA Disertacion
Birkbeck Universiteti Londres.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top