ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Simpozium për të ardhmen e marrdhënjeve Shqipëri Greqi nga Universiteti i Selanikut

proxenos_alvanias

Pra disa ditësh u zhvillua një takim  ndërmjet Rektorit të Universitetit Aristoteli të Selanikut , Jani Milopoulos dhe Konsullit të Përgjithëshëm të Republikës të Shqipërisë në Selanik  Riza Ponda në të cilën u diskutuan mënyrat e forcimit të mëtejshëm të lidhjeve mes dy vëndeve.

Ndër të tjera, me rastin e Presidencës Greke të Bashkimit Europian, u  ra dakort të organizohet në Selanik, në bashkpunim me Universitetin e Tiranës, simpoziumi shkencor me temë bashkpunimin mes Greqisë dhe Shqipërisë. Simpoziumi u vendos të përqëndrohet në tre sektorë atë të ekonomisë-zhvillimit, sektorin e kulturës si dhe arsimit dhe mjedisit.

Gjithashtu u vendos që rektori i Universitetit të Tiranës të marrë pjesë në fillimin e kurseve të gjuhës shqipe, të cilat organizohen prej disa vitesh nga Universiteti “Aristoteli” i Selanikut.

Mësimet që do fillojnë mbas sezonit të provimeve të Shkurtit, dhe janë pjesë e marrveshjes të bashkpunimit shkencor të Universitetit të Selanikut dhe atij të Tiranës e cila u firmos në 1998 dhe është në fuqi deri në 2015.

Albanians.gr
foto http://www.auth.gr/news/press/16658

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top