ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Si të ktheni lejen 10 vjeçare në leje qëndrimi me kohë të zgjatur (5 vjeçare që të lejon punësim në Bashkimin Europian)

Leja e qëndrimit me afat 10 vjeçar dhe leja e qëndrimit me kohë të zgjatur 5 vjeçare, dhe  hyjnë në kategoritë e lejeve të qëndrimit afatgjatë.

Leja e qëndrimit 10 vjeçare është leje kombëtare greke , kurse leja e qëndrimit me kohë të zgjatur është leje Europiane.

Dokumentacioni që nevojiten për lejen e qëndrimit 10 vjeçare mund ta gjeni këtu Ζ3. Άδεια διαμονής δεκαετούς διάρκειας – Άρθρο 138 παρ.1

Dokumentacioni që nevojiten për lejen e qëndrimit me kohë të zgjatur mund ta gjeni këtu Ζ1. Άδεια διαμονής επί μακρόν διαμένοντος – Άρθρο 90

Një nga diferencat më të mëdha mes dy lejeve është se me lejen e qëndrimit me kohë të zgjatur, epi makron diamenontos, e cila ka afat 5 vjeçar, emigrantit i jepete e drejta e punësimit në shtetet e Bashkimit Europian. Kjo është e vetmja leje që të jep një të drejtë të tillë.

Numri i emigrantëve që janë të paisur me leje qëndrimi 10 vjeçare është më i madh se i emigrantëve me leje qëndrimi me kohë të zgjatur.

Si mund të kthehet leja e qëndrimit 10 vjeçare në leje qëndrimi me kohë të zgjatur.

Të gjithë emigrantët që janë paisur me leje qëndrimi 10 vjeçare mund të kthejnë shumë lehtë lejen e tyre në 5 vjeçare duke përmbushur vetëm 2 kërkesa, dhe pa qënë e nevojshme të paguajnë sërisht paravolo.

Kërkesa e parë është të përmbushin detyrimet financiare, të kenë të ardhura 8500€ në vit, shumë e cila kërkohet për lejen e qëndrimit me kohë të zgjatur.

VINI RE. Sipas parashikimeve të Kodit të Emigracionin dhe Integrimit Social të gjithë  emigrantët që kanë deklaruar të ardhura 8500€ për 2 vitet e fundit (2013 dhe 2014) mund të marrin lejen e qëndrimit me kohë të zgjatur. Ky nen është në fuqi  për aplikime që do bëhen deri më 31-12-2014

Gjithashtu nënvizojmë se 8500€ është shifër që mund të jetë familjare. Pra nëse të dy bashkshortit deklarojnë së bashku 8500€ mund të marrin leje qëndrimi me kohë të zgjatur.

Kërkesa e dyrë për marrjen e lejes të qëndrimit me kohë të zgjatur është që emigranti të jetë i paisur me çertifikatë të njohjes të mjaftueshme të gjuhës greke, si dhe elementeve të kulturës dhe historisë greke.

VINI RE Për të gjithë emigrantët që vërtetojnë që kanë në mënyrë të ligjëshme 12 vite qëndrimi në Greqi , automatikisht konsiderohet se kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës, historisë dhe kulturës greke.

Në rast se kanë nën 12 vite qëndrimi atëherë emigranti duhet të japi provime në ministrinë e Arsimit për të marrë çertifikatat e duhura

Dhe siç nënvizuam edhe më lart, për kthimin e lejes 10 vjeçare në leje qëndrimi me kohë të zgjatur nuk detyroheni të paguani sërisht paravolo.

Për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top