Shqip

Si të emigroni në Kanada

Si të shkoni në Kanada dhe të merrni nënshtetësinë

Kanadaja është një vend me shërbim shëndetësor falas, njerëzit janë miqësorë dhe Kryeministri Justin Trudeau është një personazh tejet popullor…

Megjithatë, të marrësh nënshtetësinë kanadeze nuk është diçka e lehtë: Duhet të jetosh në Kanada të paktën 6 vjet, të kesh një sjellje të mirë dhe të dish 2-3 gjëra për këtë shtet.

 

Për ju që dëshironi të provoni “ëndrrën kanadeze”, e përditshmja “The Independent” shpjegon se çfarë duhet të bëni për të shkuar në këtë shtet.

Duhet të jeni të paktën 18  vjeç. Nëse nuk jeni në moshë madhore, rruga drejt Kanadasë nuk do të jetë e lehtë.

Minorenëve u duhen prindërit ose kujdestari ligjor për të plotësuar aplikimin për ta. Kanadaja ka një sistem të shpejtë për emigrantët, të quajtur Express Entry. Kjo është mënyra sesi punëtorët arrijnë të emigrojnë në këtë shtet.

Të gjithë ata që aplikojnë në Express Entry kanë pikë specifike, bazuar në talentet, apo profesionin që kanë dhe më pas renditen me aplikantët e tjerë. Ata që qëndrojnë në krye të kësaj liste marrin ftesë për të qenë banorë të përhershëm.

 

Për t’u bërë një banor i përhershëm kanadez, ekzistojnë disa mënyra. Mund të aplikoni në një provincë të caktuar, të aplikoni për punë në një ndërmarrje të caktuar, apo të kërkoni ndihmë nga një familjar që jeton në Kanada. Ose nëpërmjet Quebec, që ka një sistem specifik për emigrimin në Kanada.

 

 

Banorët e përhershëm përfitojnë nga sistemi shëndetësor, mund të punojnë, të studiojnë dhe të lëvizin kudo nëpër Kanada.

Megjithatë kësaj kategorie i mungon e drejta e votës, të kandidojë në politikë, apo të mbajë një vend punë që ka siguri të lartë.

Nëse merrni ftesë për t’u bërë banorë të përhershëm, duhet të konfirmoni planet se do të qëndroni në Kanada. Qeveria atje e përcakton rezidencën e përhershme, me një qëndrim të paktën 3 deri në 5 vjet.

 

Nëse nuk qëndroni për një periudhë të tillë kohore, mund të humbisni statusin e banorit të përhershëm.

Këta të fundit, jo gjithmonë bëhen qytetarë kanadezë. Për të marrë nënshtetësinë ka kritere të tjera.

Nëse jetoni në Kanada duhet të jeni një banor rezident dhe të jeni fizikisht prezentë në Kanada për të paktën 1, 460 ditë, përgjatë 6 viteve që nga momenti që keni aplikuar.

 

Me pak fjalë është e nevojshme që për t’u bërë një shtetas kanadez, të keni qëndruar për një kohë të gjatë në këtë vend.

Si banor i përhershëm duhet gjithashtu që të paguani taksat, në mënyrë që autoritetet të shohin se po bëni një punë të ligjshme.

Anglishtja ose Frëngjishtja janë kusht për t’u bërë shtetas kanadez. Kanadaja ka dy gjuhë zyrtare, megjithatë mjafton të dini një prej tyre. Dhe nuk ka nevojë që ta dini rrjedhshëm, mjafton të mund të komunikoni dhe të keni aq fjalor sa për të shpjeguar gjëra të thjeshta.

 

Sigurisht nëse kërkoni që të jeni një shtetas i Kanadasë është e nevojshme që të dini diçka për historinë e këtij vendi, pasi në aplikim parashikohet edhe një test për historinë, vlerat, institucionet dhe simbolet e Kanadasë./tvklan.al

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close