ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Si Shqipëria NUK shfrytëzon paratë e emigrantëve

Në faqet e kësaj gazete kemi theksuar me dhjetra herë rolin përcaktues që ka emigracioni shqiptar, si për zhvillimet në atdhe, aq edhe, në rastin e Greqisë, ato në vendin pritës.

Një rol i shumanshëm, që shpjegohet jo thjesht me faktorin numerik (gati një e treta e popullsisë së Shqipërisë ndodhet në emigracion), se sa me atë mental. Duke jetuar në vende më të përparuara se Shqipëria, nga pikëpamje ekonomike, politike dhe shoqërore, emigrantët shqiptarë kudo në botë, kërkojnë të gjejnë në atdhe sendërtimin e vlerave që perceptuan e përftuan në vendet pritëse. Në këtë sens, ata përbëjnë një mjet të fuqishëm presioni ndaj politikës shqiptare, që kjo e fundit të adoptojë vlerat e përparuara perëndimore. Prandaj dhe, siç është vënë me të drejtë në dukje, politika shqiptare heziton t’u japë emigrantëve të drejtën e votës për zgjedhjet në atdhe, nga vendet ku ata jetojnë e punojnë.

Në faqet e kësaj gazete kemi theksuar me dhjetra herë rolin përcaktues që ka emigracioni shqiptar, si për zhvillimet në atdhe, aq edhe, në rastin e Greqisë, ato në vendin pritës.

Një rol i shumanshëm, që shpjegohet jo thjesht me faktorin numerik (gati një e treta e popullsisë së Shqipërisë ndodhet në emigracion), se sa me atë mental. Duke jetuar në vende më të përparuara se Shqipëria, nga pikëpamje ekonomike, politike dhe shoqërore, emigrantët shqiptarë kudo në botë, kërkojnë të gjejnë në atdhe sendërtimin e vlerave që perceptuan e përftuan në vendet pritëse. Në këtë sens, ata përbëjnë një mjet të fuqishëm presioni ndaj politikës shqiptare, që kjo e fundit të adoptojë vlerat e përparuara perëndimore. Prandaj dhe, siç është vënë me të drejtë në dukje, politika shqiptare heziton t’u japë emigrantëve të drejtën e votës për zgjedhjet në atdhe, nga vendet ku ata jetojnë e punojnë.

Por ndikimi më i madh i emigracionit është në fushën ekonomike. Dërgesat monetare të tyre nëpër vite kanë qenë “mushkëria” e vetme e mbijetesës ekonomike thuajse të gjithë familjeve shqiptare, në kushtet e rrënimit ekonomik që ka shoqëruar vendin në shumicën e rrugëtimit të tij postkomunist. Vit pas viti, Banka e Shqipërisë, por edhe institucione ndërkombëtare kanë theksuar rëndësinë jetësore të këtyre dërgesave, ndërsa vitin e fundit, kur dërgesat nisën të pakësoheshin, u ranë kambanave të alarmit.

Edhe autori i këtyre radhëve ka pasur të njëtin mendim për vlerën e dërgesave monetare të emigrantëve, pra për ndikimin përcaktues në mbijetesën e familjeve shqiptare. Mirëpo, ashtu si dhe shumëkujt tjetër, kishte anashkaluar një vlerë shumë më të madhe që lidhet me atë, se si këto dërgesa mund të shfrytëzohen në projekte të mëdha infrastrukturore, duke vënë një gur të fuqishëm në themelet e zhvillimit (të shumëdëshirueshëm) ekonomik të vendit.

Ky dimension tejet i rëndësishëm theksohet nga pedagogu i Universitetit të Maqedonisë Perëndimore, me seli në Selanik, zoti Kristos Nikas. “Sebepi” i takimit tim me zotin Nikas, në zyrën e tij, ishte një studim që ai pat kryer kohët e fundit dhe lidhej me dërgesat monetare të emigrantëve shqiptarë në atdhe. Mirëpo, përtej studimit, biseda u përqëndrua në mënyrën se si shteti shqiptar, qeveritë shqiptare, do të mund të shfrytëzonin më me eficencë dërgesat e emigrantëve, duke i orientuar ato përtej limitit të ngushtë të mbështetjes së buxheteve familjare të të afërmve të tyre në atdhe. Dhe, siç do të lexoni më tej në intervistë, janë bërë edhe propozimet përkatëse në këtë drejtim.

Është vendi këtu të kujtojmë se, edhe nga zyre e Tiranës e organizatës ndërkombëtare të Emigracionit (IOM), ishte marrë një iniciativë për të sensibilizuar emigrantët lidhur me mundësinë e investimeve në Shqipëri, por më së shumti takimet e organizuara në Greqi me bashkatdhetarët, synonin t’i njohin ata me mundësitë që ofronin institucionet bankare për transfertat e parave. Përndryshe edhe fletëpalosja luksoze që shpërndahej në këto takime, titullohej “Rjeti bankar në Shqipëri, produktet dhe shërbimet”, ndërsa mbititulli ishte: “Ndihma për familjet tuaja, ndohmë për vendin”. Pra, edhe në këtë projekt ambicioz (për të cilin tash dy vjet nuk dimë ndonjë gjë të re), kontributi i dërgesave të emigrantëve vlerësohej vetëm në pikëpamjen e ngushtë, atë të ndihmës familjare.

Por edhe më herët, ishte kryeministri Berisha, që vetëm pak muajit pas krijimit të qeverisë së tij, në prill 2006, kishte kërkuar në një prej mbledhjeve të qeverisë, përgatitjen e e një kuadri ligjor, i cili sipas tij, “do t’u krijojë mundësi emigrantëve shqiptarë kudo në botë të investojnë në Shqipëri dhe të jenë të lirë nga taksat për një periudhë nga 3 – 5 vjet”.

“Ky ligj është i domosdoshëm si një detyrim i madh moral, ndaj atyre të cilët mundin dhe djersën e tyre e kthejnë në Shqipëri jo me 100 apo 200 milion euro, por së paku me 1 miliard euro”, kishte theksuar atëherë zoti Berisha duke shtuar: “Emigrantët shqiptarë kanë hisen e tyre në këtë vend dhe në këtë kontekst Ministria e Punëve Publike, duhet që në të gjitha studimet dhe planet urbanistike të qytetit të Tiranës dhe qyteteve të mëdha të ndajë parcela për t’ua afruar atyre kundrejt dëshirës për të ndërtuar shtëpi”.

Askush nuk mund të vejë në dyshim predispozicionin e kryeministrit në këtë orientim, por askush, nga ana tjetër, nuk mund të gjejë qoftë edhe një emigrant që ka përfituar nga ligji në fjalë. Kushdo që ka dëshirën apo detyrohet të kthehet në atdhe, dhe të bëjë atje një investim, ndeshet me një barrierë të pakapërcyeshme pengesash bukrokratike, nga nëpunës që pavarësisht nëse i përkasin kampit blu apo rozë, njeh vetëm një ngjyrë, atë jeshilen që simbolizon paranë…

Mirëpo, siç e vë në dukje edhe pedagogu grek, këto dërgesa përbëjnë “një burim kolosal financimi dhe do të jetë shumë gjynah të humbasë”…

Robert Goro

 

Tribuna

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close