Shqip

Si mund të emigroni dhe punoni në Angli nga Greqia

Përditë në redaksinë e Albanians.gr vijnë me dhjetra pyteje rreth emigrimit në Mbretërinë e Bashkuar (Angi).  Do përpiqemi ti përgjigjemi kësaj pyetje sa më qartë mundëei, sepse muajt e fundit, për shkak të fluksit të madh të emigrantëve në Angli janë vënë re disa ndryshime.

Siç dihet mëyra më e sigurtë për të emigruar, jetuar dhe punuar në Angli (dhe në çdo shtet të Bashkimit Europian) është të kesh përfituar nënshtetësinë Greke, pra të kesh pasaportë greke.  Deri në mars të vitit 2019 Anglia do jetë pjesë e BE. Mbas datës 30/3/2019 nuk do lejohet më lëvizja e lirë (sipas gjithë deklaratave)

Për më shumë rreth lëvizjes të lirë në Angli, Brexit lexoni këtu

Αγγλία: Τέλος στην ελεύθερη μετακίνηση τον Μάρτιο του 2019

Βρετανία: Τέλος στην ελεύθερη μετακίνηση πολιτών μετά το Brexit

Τι θα γίνει Ευρωπαίους της Βρετανίας μετά το Brexit 

Λονδίνο: Έγγραφο για μείωση των Ευρωπαίων μεταναστών μετά το Brexit

Με ποιες άδειες διαμονής μπορούν να δουλέψουν οι μετανάστες στην Ευρώπη

 

Deri në shtator të vitit 2017 për të udhëtuar në Angli, lejoheshin dhe të gjithë personat që ishin të pajisur me leje qëndrimi si Bashkshort Qytetari Grek ose Europian, por gjithëmonë ditën e shoqërimit të ishin të shoqëruar nga bashkshorti/ja me pasaportë Greke. Në këto raste mbasi hynin në Angli, sektori i emigracionit ju jepte një vizë të përkohëshme 3 mujore.

Por sipas informacioneve ekskluzive të Albanians.gr nga fillimi i muajit Tetor  nuk lejohen më të udhëtojnë për në Angli persona që kanë leje Bashkshort Qytetari Grek ose Europian (https://albanians.gr/adia-diamonis-syzygos-ellina-politi.html) . Seksioni i Emigracionit i  Mbretërisë së Bashkuar ka udhëzuar kompanitë e avjacionit mos të lejojnë të kalojnë pasagjerë të cilët duan të udhëtojnë në Angli dhe janë të pajisur me këto lloj leje, edhe pse bashkshorti/ja me pasaportë Greke të jetë prezente.  Nëse një  çift do të udhëtojë në Angli për vizitë turistike, mirë është të pajisen me vizë turistike (personi me leje qëndrimi).

Nëse njëri nga bashkshortet ka pasaportë Greke dhe jeton dhe punon në Mbretërinë e Bashkuar, dhe dëshiron të marrë bashkëshortin/ten e vetmja mënyrë e sigurtë është të pajisen me vizë për bashkim familjar. Kushti kryesor për të bërë një person bashkim familjar në Angli është të jetë i punësuar dhe të figuroj të ardhura tek 18.000 paund, të ketë  National Insurance number, shtëpi etj. Aplikimi bëhet në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar.

ΣΧΟΛΙΑ

The Latest

To Top