Shumë festa u organizuan për 100 vjetorin e pavarësisë të Shqipërisë,
nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin , si në Shqipëri ashtu dhe në diasporë. Me qindra mijëra shqiptar u mblodhën grupe grupe për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë.
Rinia Shqiptare në Greqi, u mblodh të shtunën 24/11 në një nga clubet më të mëdha të Athinës për të festuar 100 vjetorin, në mbrëmjen rinore shqiptare që organizoj portali www.albanians.gr.
Dhe jo pak por plot 600 të rinj dhe të reja shqiptare kënduan së bashku Himnin e Flamurit.
Rinia Shqiptare në Greqi krijoj një atmosferë fantastike! Gjithandej shikoje të rinjë që me flamuj kombëtar kërcenin dhe këndonin këngë shqiptare!
Dhe një herë mbrëmja e 24 Nëntorit vërtetoj se sa lart qëndron rinia shqiptare në Greqi! Vërtetoj se rinia shqiptare në Greqi nuk e ka harruar indentitetin e saj, nuk ka harruar prejardhjen!
Urojmë të mblidhemi sa më shumë në festa dhe organizime të tilla!
Rinia Shqiptare në Greqi, jeni thjeshtë të mrekullueshëm!
