Ministria e Brendëshme e Greqisë lajmëron se me vendim të zëvëndës ministrit të brendëshëm, Leonidhas Grigorakos:
Të gjitha lejet e qëndrimit që skadojnë nga data 01.01.2014 deri në datë 30.04.2014 i shtyhet afati automatikisht edhe 5 muaj nga data e skadimit pa qënë e nevojshme të paguhet gjobë.
Gjatë këtij afati pesë mujorë, qytetari i vëndit të tretë konsiderohet se jeton në mënyrë të ligjëshëme në Greqi.
Aplikim për rinovim gjatë kësaj periudhe 5 mujore quhen të vlefshme nëse vërtetohet arsye e veçantë.
Ky vendim u morrë për shkak të problemeve të shumta që janë krijuar nga funksionimi i Shërbimeve me një Ndalesë në Drejtoritë e Emigracionit të Drejtorive të Decentralizuara që për shkak të mospatjes të personelit të duhur , arrijnë të shërbejnë një numër shumë të vogël emigrantësh në ditë
Për këtë problem në fillim të Janarit u ndërrmor një takim në ministrinë e brendëshme nga Përfaqësuesi i SEM BASHKISË KORIDHALO Fatos Malaj, kryeredaktori i WWW.ALBANIANS.GR Gaston Sanxhaku, nga përfaqësuesja e Grupit të Emigracionit AROGI, Esmeralda Arifi dhe menaxhuesi i grupit GENERATION 2.0 Nikos Deji Odubitan, të cilët mbasi kishin vizituat disa drejtori të emigracionit dhe panë problemet e shumta që ekzistojnë, kërkuan nga Ministria e Brendëshme të shtyhet data e skadimit me qëllim mos të paguajnë gjobë emigrantët të cilëve ju skadon leja e qëndrimit dhe nuk mund të aplikojnë jo ngaqë nuk kanë mundësi por ngaqë shërbimet me një ndalesë në Drejtoritë e Emigracionit nuk kanë ende kapacitete për të përballuar numrin e madh të emigrantëve. Një kërkesë kjo që u dëgjua menjëherë dhe dëshirojmë të falenderojmë zvministrin e Brendëshëm Z. Leonidha Grigorako
Gjithashtu në qakoren e lëshuar nënvizohet se
- Emigrantët të cilët lejet e qëndrimit ju skadonin gjatë muajit Dhjetor dhe kanë të drejtë rinovimi, do paguajnë gjobë gjatë aplikimit për rinovim sepse nuk përfshihen në lehtësimin e lartpërmendur.
- Rinovimi i vërtetimeve të aplikimit të tipit A do vazhdoj të bëhet normalisht nga shërbimet si dhe aplimiki dhe nxjerrja e vërtetimeve specifike për qëndrim të ligjëshëm
- Do shërbehen normalisht qytetarët e vëndeve të treta që hyjnë për herë të parë, të bazuar në pikat e ligjit 3386/2005 dhe kërkojnë dhënje të lejes të qëndrimit për herë të parë.
- Të gjitha kërkesat që janë marrë nga shërbimet deri më sot do kontrollohen pa qënë e nevojshme që të interesuarit të shkojnë sërisht në shërbimet e emigracionit, por duke patur parasysh se hyrja në fuqi transferohet mbas skadimit të afatit 5mujorë
- Të lartpërmendurat nuk prekin lejet e qëndrimi që nxirren nga Ministria e Brendëshme të cilat rinovohen normalisht.
Shënim albanians.gr. Ku është fjala Shërbime do të thotë Shërbime e Emigracionit në Drejtoritë e Decentralizuara
Për Albanians.gr
Gaston Sanxhaku
Lexoni më poshtë në Greqisht qarkoren e Ministrisë të Brendëshme e firmosur nga zvministri i Brendëshëm Leonidhas Grigorakos
