Shqip

Shqiptarja që krijoj hitin e Rihannës dhe Eminem

Të gjithë besoj e kemi dëgjuar këngën e mrekullueshme “The Monster” të Rihannes dhe Eminem. Shumë pak ama janë ata që kanë një informacion më tepër mbi këtë këngë.

Këngëtarja dhe kompozitorja shqiptare Bebe Rexha, është pikërisht ajo që në Nëntor të 2012 kompozoj këtë këngë e cila arriti të bëhet hit në shumë vende të botës.

 

Por kush është Bebe Rexha?

Bukuroshja shqiptare me origjinë nga Dibra, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, e lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ajo e cila ka kompozuar këngë për artistë të njohur si Selena Gomez, Pitbull etj.

Kënga “The Monster ”  ishte ajo e cila e bëri të njohur artisten 25 vjecare për publikun shqiptarë. Rexha ka qënë vokalistja kryesore e grupit Black Cards nga i cili u largua në muajin Janar të vitit 2012 për të ndjekur një karrierë si artiste solo.

Ajo e bën të qartë personalitetin e saj të fortë, kërkon të ecë përpara në botën amerikane të artit dhe synon të arrije majat duke bërë të ditur se nuk ka asnjë plan të bëjë gjëra ekstravagante për të tërhequr vëmëndjen e publikut. Artistja e talentuar na shfaqet më e errët se këngëtaret tipike të muzikës pop, duke thënë se preferon të vishet me të zeza. Bebe në këngë reflekton jetën dhe personalitetin e sajë, është e vërtetë brënda dhe jashtë skenës muzikore.

Bebe Rexha ka vendosur të grabit pozita në top-listat botërore me këngën e sajë “I Can’t Stop Drinking About You” , këngë e cila është pritur goxha mirë në mbarë botën.

Më 23 Dhjetor pritet të lançojë dhe këngën më të re “I’m Gonna Show You Crazy ”, si singelli i dytë nga albumi i sajë debutues.

 

I urojmë suksese në çdo hap!!

 

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top