Shqip

Shqiptari qëllon bashkëshorten me thikë, 45-vjeçarja në koma në spitalin e Athinës

Krimi në familjet shqiptare godet sërish, por këtë herë ngjarja e rëndë ka ndodhur në  Greqi.

Një sherr banal mes një çifti  të cilët jetonin prej vitesh në qytetin e Korinthit në Greqi, degjeneruar në një ngjarje të rëndë.

Burri i familjes kishte pritur bashkëshorten e tij jashtë një shtëpie ku ajo punonte dhe pasi ishin grindur, e qëlloi disa herë me thikë.

Aktualisht 45-vjeçarja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga policia helene, është transportuar për në spitalin e Athinës, ku edhe është në gjendje kome.

Policia greke është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka ngritur postblloqe të shumta, për të bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes së rëndë.

Burimi http://top-channel.tv/2019/01/05/shqiptari-qellon-bashkeshorten-me-thike-45-vjecarja-ne-koma-ne-spitalin-e-athines/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top