Një shqiptar ka krijuar këpucën që krijon energji. Teknologjia mund të përdoret me sensorë elektrike pa nevojën e baterive. Janë dy pjesë të ndarë që prodhojnë energji kur thembra prek tokën.Detajet e kësaj shpikjeje janë publikuar në botimin “Smart Materials and Structures”.
Energjia që do të prodhohet nga këpuca nuk është e mjaftueshme për të furnizuar një telefon, që kërkon 2 000 mW. Por, është e mjaftueshme për të furnizuar një sensor të vogël dhe transmetues, duke i hapur rrugën krijimit të një aplikacioni të ri.
“Mund të prodhohet mbi 250 mW”, thotë Ylli për BBC. Ai shton se kjo është bërë me qëllimin e krijimit të këpucëve që lidhen dhe zbërthen vetë automatikisht, gjë e cila mund t’u shërbejë të moshuarve
BURIMI www.shekulli.com.al
