Shqip

Shqiptari Arben Glodiani, autori i masakrës me 15 të plagosur në Athinë

Shqiptari Arben Glodiani, autori i masakrës me 15 të plagosur në Athinë

Dyshimet  se autori i ngjarjes ishte shqiptar, janë konfirmuar zyrtarisht sot nga Policia e Greqisë. Ajo komunikoi se i dyshuar i vetëm i masakrës me 15 të plagosur në lokalin e natës në Athinë është Arben Glodiani, 35 vjeç që ju shikoni në foto. Ky është emri i publikuar nga shtypi grek, por nuk përjashtohet që mbiemri të mos jetë i saktë për shkak të përshtatjes që i bën media greke gërmave latine me ato helene. Policia greke tha se 35 vjeçari është person i rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm penalë dhe është shpallur person në kërkim. Ndërkohë në mediat greke është publikuar edhe video e ngjarjes ku duket autori i cili del nga lokali i natës me armë në dorë, menjëherë pasi ka qëlluar me breshëri ndaj klientëve dhe punonjësve të lokalit. Mes të plagosurve ishte edhe femra që e shoqëronte autorin. Ngjarja “Sonte do të derdhet gjak, do të vdesin të gjithë!”,- është thirrja që një i armatosur me Kallashnikov, ka bërë përpara se të qëllonte mbi klientët e lokalit, duke plagosur të paktën 15 persona gjatë qitjes së drejtpërdrejtë ndaj të gjithë personave të pranishëm. Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në brendësi të një lokali nate në Mikrolimano në Athinë. Lokali quhet “Etsi apla” (“Ashtu thjesht” dhe në fotot shihni pamjet pas ngjarjes së përgjakshme. Policia e Shtetit tha se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me breshëri në drejtim të klientëve, duke plagosur të paktën 15 persona, 9 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ata janë të moshës nga 20 deri 39 vjeç, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga Policia e Athinës. Në lokal pllakosi paniku ndërsa agresori doli dhe u largua me një taksi. Dëshmitarët okularë thanë se autori i krimit në momentet e sulmit ka qenë shumë i tensionuar, për arsye që nuk janë të qarta. Të gjithë të plagosurit janë dërguar me urgjenca të shumta në spitalin “Atikon” dhe atë “Evangelismos” dhe mjekët po bëjnë të pamundurën që të shpëtojnë jetët e tyre. Policia greke është vënë në kërkim të autorit të krimit të shumëfishtë, duke bllokuar të gjitha rrugët e Athinës, me shpresën se do të bëjë të mundur arrestimin e tij. Ndërkaq lokali ku ndodhi masakra u bllokua nga ekspertët e kriminalistikës, për të mbledhur prova materiale, që do të çonin në zbardhjen e dokumentimin e ngjarjes. Policia tha pasditen e sotme se autori ishte një djalë 30 vjeçar i cili është identifikuar. Ai ishte bashkë me një femër në këtë klub nate dhe është kapur në lëvizjet e tij nga kamera sigurie. Policia tha se autori ishte përdorues dhe trafikant droge. Dyshohet se krimin e kreu nën efekt narkotikësh. Mediat greke flasin për mundësinë që atentatori të jetë shqiptar. Policia nuk konfirmoi nëse 30 vjeçari i identifikuar është pikërisht shqiptari i arratisur nga një grup trafikantësh nën survejim. Autoritetet policore pohuan se 30 vjeçari i përket një grupi trafikantësh të cilët ishin arrestuar kohët e fundit përjashtuar njërin prej tyre që arriti të marrë arratinë duke u fshehur në Shqipëri, por pa saktësuar nëse është pikërisht ai që kreu ngjarjen tek lokali i natës. /a.d/noa.al/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top