Shqip

Shqiptarët po pengohen masivisht të hyjnë në Greqi, autoritetet tona heshtin

 

Janë çdo ditë e më shumë, me qindra shqiptarë të cilët nuk po lejohen të kalojnë kufirin për në Greqi edhe pse janë të pajisur me pasaporta biometrike, me garanci dhe me vlerë monetare sipas kërkesave të autoriteteve greke.

Mjaft qytetarë janë bllokuar në doganën e Kapshticës prej një jave dhe nuk lejohen të futen në Greqi edhe pse janë me dokumente të rregullta, shprehen se kanë një javë që tentojnë të futen në Greqi, për të takuar të afërmit e tyre, por nuk lejohen. Të revoltuar, qytetarët shprehen se, vetëm shtetasit shqiptarë nuk lejohen në doganën greke në Kapshticë dhe Kakavijë të lëvizin të lirë njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë europianë.

Një çift bashkëshortësh nga Korça, që jetojnë prej 20 vitesh në Greqi, bashkë me pjesën tjetër të familjes, fëmijë, nipër e mbesa, tregojnë se kanë disa ditë që presin për t’u bashkuar me familjen, pasi kanë qëndruar disa kohë tek të afërmit në Shqipëri, por policia greke nuk i lejon edhe pse ata kanë plotësuar në kohë çdo dokument që kërkohet atje.

Por, historia e këtij çifti nuk është rast i veçuar. Në doganën e Kapshticës, më shumë se 70 shqiptarë nuk lejohen të kalojnë në territorin grek, pasi Policia Kufitare greke u kërkon atyre një garanci më shumë se 3 mijë euro, përveç garancisë që kanë ata nga personat e afërm që i ftojnë për turizëm në Greqi.

Megjithëse kanë kaluar më shumë se tre vjet nga hyrja në fuqi të heqjes së regjimit të vizave për vendet e hapësirës Shengen, Greqia prej disa kohësh ka nisur moslejimin e kalimit të shqiptarëve në kufi.

Edhe pse ky problem është bërë shqetësues, prej disa ditësh në doganat greke në Kapshticë dhe Kakavijë ku qytetarët shqiptarë nuk lejohen të gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, nga qeveria shqiptare nuk ka patur asnjë reagim.

Shqiptarët gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë për në vendet e hapësirës Shengen, por kalimi normal drejt Greqisë është kthyer në një problem shqetësues.

Edhe në ato raste kur shtetasit shqiptarë lejohen të kalojnë kufirin në Kakavijë e Kapshticë, udhëtimi për në shtetin fqinj bëhet edhe më stresant në rastet, kur policët grekë abuzojnë me kompetencat e tyre në kontrollin e dokumentacionit dhe garancive pasurore.

Ditët e fundit, në doganën e Kapshticës janë bllokuar me dhjetëra shqiptarë me pasaporta biometrike dhe me të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga pala greke. Ata nuk lejohen të futen në Greqi për të takuar njerëzit e tyre të afërt.

Kjo situatë ka krijuar pakënaqësi dhe revoltë tek qytetarët, ndërsa autoritetet shqiptare nuk reagojnë.

– See more at: http://www.noa.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top