ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqiptarët në emigrim duhet të kenë vetëm një parti, ATDHEUN!

  Është për të të ardhur keq kur në situata politike të vështira për vendin tonë dëgjon majtas dhe djathtas se duhet të përkrahim këtë ose atë parti.

  Është për të të ardhur keq kur në situata politike të vështira për vendin tonë dëgjon majtas dhe djathtas se duhet të përkrahim këtë ose atë parti. Është akoma më keq kur diçka të tillë e dëgjon kur je në emigrim. E dëgjon nga njerëz që kurrsesi nuk duan të mirën e vendit, por thjesht të shfrytëzojnë gjendjet për përfitim të tyre personal! Vendosin interesat e tyre mbi interesat e atdheut dhe na ftojnë dhe neve të marrim pjesë gjoja për të mirën e vendit të përkrahim mendimet e tyre!
Janë ata persona që dinë vetëm të lavdërojnë njëri tjetrin, janë ata (dhe ato) të cilët kaq vite në emigrim skanë gjetur mënyrë për të krijuar një komunitet të vërtet.

Janë personat e fjalës dhe jo të veprës, vetëm nëse veprat janë për interesat e veta.

Kujtohen dhe duan përkrahje për parti të caktuara për hir të atdheut, veçse skishin mundësi të jepnin asnjë pako makarona për të ndihmuar të përmbyturit në Shkodër!
Pa hequr dorë nga idetë tona partiatike, pa hequr dorë nga pëlqimet që kemi, duhet të kuptojmë se nëse përkrahim diçka duhet ta përkrahim vetëm për interesat e vendit!
Ata që me tër mend e duan vendin duhet interesat e kombit ti ven mbi interesat e tyre personale! Ne që jemi në emigrim duhet të ulim tensionet dhe jo të bëhemi ushtarë në beteja partiatike.
Në emigrim kemi vetëm një parti, Shqipërinë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top