ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqiptarët në Afrikë kushte skandaloze VIDEO

Në një video që publikohet ekskluzivisht për News24 dhe Balkanweb në video të filmuara nëpërmjet celularëve nga vetë punëtorët shqiptarë në vendin afrikan, tregohet rruga që përshkojnë çdo ditë, projektin për të cilin ata janë duke punuar. Shihet qartë dhe një hotel si dhe kushtet e këqija me të cilat përballen shqiptarët.

Në një prej videove tregohet mungesa e theksuar e higjienës, e cila komentohet dhe nga vetë personi që ka filmuar videon, ku midis pamjeve të papastërtisë së tualeteve tregon dhe sasinë e madhe të mushkonjave të malaries, të cilat gjenden në masë të madhe në çdo cep.

Shumica e atyre që kanë shkuar në Afrikë nuk janë rikthyer më për të punuar sërish, madje nuk mungojnë dhe rastet kur kontrata është lënë në mes nga punonjësit. Ndërkohë në Shqipëri kompania është denoncuar jo pak herë për dhunë dhe mashtrim.

Personat që kanë punuar në Afrikë kërkojnë që shteti shqiptar të kryejë hetim për këtë kompani dhe kushtet në të cilat punojnë shqiptarët në Guinenë Ekuatoriale. Punonjësit që kanë dorëzuar videon janë shprehur se janë duke u organizuar për të denoncuar me më shuam fakte këtë kompani. Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë një prej ish-punonjësve ka denoncuar kompaninë në “News 24”.

 

burimi http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ekskluzive–shqiptaret-ne-afrike-kushtet-skandal-mushkonja-kudo–video-166398.html

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top