ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqiptarët më kursimtar se kurr!

Tendenca për t’u orientuar më shumë drejt kursimit është reflektuar në një rritje të depozitave

Tendenca për t’u orientuar më shumë drejt kursimit është reflektuar në një rritje të depozitave . Kështu, qytetarët shqiptarë po tregojnë  kujdes për të ardhmen,e  cila në kushtet aktuale është bërë gjithmonë e më e paqartë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për muajin shkurt reflektojnë një rritje të depozitave si në lekë, ashtu dhe në valutë. Megjithëse, kursimet në këto te fundit, janë rritur me ritme më të ulëta. Rritje të ndjeshme, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kanë pësuar edhe depozitat në lekë, të cilat shënuan 371 miliardë lekë në kohën që për muajin shkurt të një viti më parë këto depozita ishin 355 miliardë lekë.

Ndërsa në muajin e dytë të vitit 2011, në banka, depozitat me afat në dollarë ishin 403 milionë, në vitin 2012, për të njëjtën periudhë, këto depozita kapën vlerën 426 milionë dollarë. Po kështu janë rritur edhe depozitat në euro, të cilat, nëse në muajin shkurt 2011 shënonin nivelin 1.7 miliardë euro, për të njëjtën periudhë të këtij viti shënuan nivelin 2 miliardë euro.

Kjo tregon për një prirje të qytetarëve shqiptarë për të shtuar depozitat me afat. Një fakt i tillë është konstatuar edhe nga ana e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilit depozitat në banka janë rritur dhe likujditeti në sistem bankar është në nivele optimale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top