Shqip

Shqiptarët i japin 236 mln euro Greqisë, në një ditë shpenzojnë më shumë se perëndimorët

Shqiptarët i japin 236 mln euro Greqisë, në një ditë shpenzojnë më shumë se perëndimorët

 

Për gati tre dekada me radhë, shqiptarët janë parë nga Greqia si emigrantë, në kërkim të një vendi pune dhe të ardhurave për të mbajtur familjet e tyre në atdhe. Por tani situata ka ndryshuar, jo pak. Shqiptarët nuk shkojnë më në Greqi vetëm për hall, por gjithmonë e më shumë po e vizitojnë fqinjin tonë jugor për turizëm dhe argëtim.

Të dhënat e bëra publike nga konfederata greke e turizmit, tregojnë se vitin e kaluar shqiptarët shpenzuan plot 236 milionë euro në Greqi, vetëm për të bërë pushime. Shifra, e cila është gati sa 2 për qind e prodhimit kombëtar të vendit, po rritet me ritme të shpejta nga viti në vit.

Sipas të dhënave të publikuara, vetëm në katër vitet e fundit, shpenzimet që shqiptarët bëjnë për pushime në Greqi janë rritur me 60 për qind, nga 147 milionë euro që ishin në vitin 2015 në 236 milionë euro vitin e kaluar.

Madje te dhënat e detajuara tregojnë se shqiptarët hyjnë tek turistët më elitarë, të cilët shpenzojnë më shumë edhe se sa turistët e tjerë që vijnë nga vendet e pasura të Europës.

Sipas konfederatës greke të turizmit, vitin e kaluar një turist shqiptarë shpenzoi mesatarisht 68.9 euro për çdo ditë qëndrimi në Greqi. Kjo shifër është më e lartë se sa shpenzimet ditore të turistëve italianë, atyre hollandezë, spanjollë, danezë dhe çekë, vende të cilat kanë një standard dukshëm më të lartë jetese së Shqipëria.

Dikur emigrantë, tani shqiptarët shkojnë në Greqi për të bërë pushime, si të barabartë e madje edhe duke shpenzuar më shumë se europianët.

Top Channel

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close