ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqiptarët e Alaskës, “mbretërit” e taksive

ALASKA- Në një forum shqiptarësh në internet,

ALASKA- Në një forum shqiptarësh në internet,

dikush thotë se është e tmerrshme që askush nuk di se a ka shqiptarë që jetojnë e punojnë në Alaskë. Sa është numri i tyre? A janë të organizuar dhe ku janë të përqendruar? Ende nuk ka ndonjë përgjigje. Pra, mendoj se është interesante të dihet diçka për atë komunitet, relativisht fare të vogël. Sipas atyre që jetojnë atje, por edhe të afërmeve, miqve e shokëve të tyre, thuhet se atje ka një komunitet shqiptarësh, krahas atyre nga Koreja, Rusia, Kina, vendet afrikane, Amerika e Jugut e të tjera. Dhe kryesisht ata janë nga pjesa shqiptare e Maqedonisë ose m saktë nga Prespa, Struga, Ohri, Dibra, Kërçova, Shqipëria dhe Kosova.

Shumica e shqiptarëve janë të punësuar si shoferë taksie dhe kanë restorantet e tyre ose ndonjë kompani të vogël për ndërtimin ose mirëmbajtjen e çative. Pasi këto punë, veç peshkimit, janë më të paguarat në Alaska. Alaska, ka oferta të çuditshme nxitjeje tek amerikanët të popullarizojnë atë vend të ftohtë. Gazetat më të mëdha këtu në SHBA, në seksionin e tyre të vendeve të punës, thonë se në Alaska ka kompani peshkimi që kërkojnë punëtorë me pagesa që arrijnë deri në 1.000 ose 1.500 dollarë në javë. Kur ja përmend dikujt emrin “Alaskë” i hyjnë të “dridhurat” se mendon se Alaska është vend i ftohët dhe plot akull në katër stinët. E në të vërtetë, shqiptarët që jetojnë këtu, thonë se nuk është kështu. Alaska është pothuajse si gjithë vendet e tjera– ka katër stinë, por dimri zgjat pak më shumë se të tjerat. Vera është shumë e nxehtë, e bukur, plot gjelbërim dhe ajër të pastër.

Shqiptarët në Alaska jetojnë si gjithë emigrantët e tjerë. Një banor shqiptar nga Alaska, thotë se duke kërkuar në internet, ka mësuar se që nga viti 1992 e këtej në shtetin federal të Alaskës janë legalizuar rreth 100 shqiptarë nga I.N.S. Dhe se ai ka parë një link ku tregon se Alaska po popullohet me shqiptarë, amerikano-jugorët, koreanët, kinezët, rusët e tjerë… Një e përditshme e qytetit Government Hill shkruan se Leonard Kestaro është mësues i klasës së gjashtë të njërës prej shkollave elementare të këtij qyteti. Gjithmonë duke iu referuar diskutimeve të tyre, në internet thuhet se ata nuk janë mirorganizuar, megjithëse veprojnë nën “ombrellën” e ndonjë organizate a shoqate atdhetare e patriotike.

Ata pohojnë se nuk ka aq shumë shqiptarë, por do thonë se numri i tyre varion aty diku tek 300 a 500 banorë shqiptarë. Ata mendojnë se jetojnë në qetësi, sepse sipas tyre Alasak është vend i qetë dhe i rehatshëm për të jetuar. Para ka mjaft, kuptohet për ata që punojnë. Një banor shqiptar i Alaskës thotë: “Vendlindja sigurisht na mungon, por shkojmë ç’do verë dhe e shuajmë sadopak mallin. Sa për vendin e largët, nuk është edhe aq… Ndoshta …është, por nëse e krahasojmë me udhëtimin që bëjnë shqiptarët nga Teksasi, Arizona, Kalifornia dhe Florida, është gati njëlloj. Udhëtimi me aeroplan prej Alaske deri në Evropë zgjat deri në 9 orë. Në çdo festë bëhen organizime, për të gjithë shqiptarët, sidomos për Ditën e Kombëtare të Flamurit – Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë që festohet shumë dhe mbledh pothuajse të gjithë shqiptarët e Alaskës, pa dallime, fetare bindje politike, apo krahina. Alaska, është një ndër 50 shtetet federale të SHBA-së.

Shumica e shoferëve të taksive në Alaska janë emigrantët, ose janë edhe vendasit janë Yupik Eskimos. Shoferët e taksive – shumica e tyre të emigrantëve janë shqiptarë apo koreane – të cilët si ciceronë gjatë gjithë rrugës të mbajnë me “muhabet” duke të ‘kallëzuaruar’ tregime e tyre, që përfshijnë oqeanin e akullt, në një vend në kufi mes Rusisë dhe Amerikës ku shumica e amerikanëve kurrë nuk kam parë apo dëgjuar.

Qyteza Bethel në Alaska është quajtur kryeqyteti i taksive në Amerikë. Kjo është për shkak të banorëve të kësaj qyteze, i largët në jugperëndim të Alaskës, që e ka bërë kryeqytetin e taksive i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbasi aty thuhet se “ka më shumë taksistë se sa banorë”. Bethel me një popullsi 5,800 banorë, me 93 shoferët e taksive, apo afërsisht një taksi për çdo 62 banorë. Ky është numri më i madh i shoferëve të taksive për kokë banori sesa kudo tjetër në vend, sipas Alfred Lagasse, zëvendës president Axhensisë qendrore të taksive, Assn limuzinë & Paratransit.,

Për më tepër, Betheli ka vetëm rreth 10 kilometra rrugë të asfaltuara, duke shtuar rrugët anësore 20 klimotera të cilat thonë se i “përkasin” rreth nëntë shoferëve të taksive per milje shtruar.

Shoferët e taksive kalojnë shumicën e kohës së tyre në rrugë të shtruara, të cilat formojnë një lak lidhës me destinacionet më të popullarizuara: dy dyqane të përgjithshme, posta, spitali dhe një aeroport.

“Kjo është ajo që unë bëj çdo ditë që turistët dhe banorët të shkojnë në qarqet e tjera”, thotë, një taksit shqiptarë Bilal Selmani, cabdriver të cilin e njeh i gjithë qyteti. Gjithkush e quan atë “Lincolnin” e Bethelit. “Çdo orë, çdo ditë, çdo muaj, vajtje e ardhje për tridhjetë vjet unë jam me këta njerëz”, thotë Selmani duke qeshur.

“Taksitë lëvizin ditën dhe natën, nëpër mjegull dhe nga furtuna dhe të ftohtit deri në -minus 40 gradë celsius ”, thotë një shofer tjetër shqiptarë që quhet Xhemal Saliu, por që këtu e njohin si Jay Saliu . “Shoferët kanë një kohë të gjatë, shton ai, që punojnë dhe në qytet sa po të pyesësh për ndonjërin prej nesh të gjithë në qytet, i dinë me emrin ose adresën dhe të tregojnë dhe fytyrën e tyre.”  /shekulli/

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top