Shqip

Shqipëria “befason” Francën, përfundon ndeshja 1 – 1

Shqipëria ka befasuar Francën në pjesë e parë të takimit miqësor që po luhet në Lorient.

Mërgim Mavraj shënoi pesë minuta nga fundi i pjesës së parë.

Përveç golit, kapiteni Lorik Cana godit traversën, duke treguar kështu superioritet ndaj francezëve.

Në fushë ka pak diferencë, pavarësisht se Franca ka emra të mëdhenj si Benzema, Valbuena, Kabaje, Varane, Pogba, etj.

Gjithashtu sërish Mavraj pati një tjetër rast për gol gjatë 45 minutave të pjesës së parë.

Krahas ndeshjes sonë miqësore, luajnë dhe dy takimet e tjera të vlefshme për kualifikueset e Euro 2016. Deri tani (minuta 72) Portugali – Armeni vazhdon 1-0, ku Ronaldo shënoi në minutën e 72′, ndërsa Serbi – Danimarkë 1-2, ku danezët arritën të përmbysnin disavantazhin e pjesës së parë.

Në minutën e 73′, Franca ka arritur të barazojë me gol të Griezmann. Minutat e mbetura nuk sollën shumë raste për gol dhe ndeshja përfundoi barazim.

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top