ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqipëria vendi më i mirë për t’u vizituar në 2014

104251

Shqipëria është zgjedhur si vendi më i bukur në Europë për t’u vizituar nga turistët në vitin 2014. Ky është rezultati i guidës turistike “Yomadic” pas një kërkimi 1-vjeçar në 27 vende europiane. Kjo agjenci ka publikuar foto nga vende të ndryshme të Europës, duke bërë më pas edhe vlerësimin. Kështu, si qyteti më I bukur europian për t’u zivituar gjatë 2014-ës është zgjedhur Beogradi, ndërsa si “Qyteti i vogël më I bukur” është zgjedhur Kotori në Mal të Zi, dhe Ohri në Maqedoni.

Ndërsa Shqipëria është zgjedhur si vendi më i bukur, me një peisazh mbresëlënës, plazhe të bukura, dhe vlera të mëdha historike e kulturore. Janë disa qytete që përmenden në artikullin e publikuar nga “Yomadic”, si Berati, Gjirokastra, Pogradeci, etj.
 
SHQIPËRIA, VENDI MË I MIRË NË EUROPË PËR T’U VIZITUAR GJATË 2014
Edhe pse në këtë listë ka pretendentë të tjerë të denjë, Shqipëria qendron në një pozitë më të lartë. Kombinimi i vendeve historike me plazhe të bukura, kulturën, gastronominë, dhe vlerën e parasë, bëjnë që Shqipëria të jetë fitues. Nga plazhet jugore të Rivierës Shqiptare deri në malet me dëborë, kalatë e vjetra, si dhe dy qytetët e mbrojtura nga UNESCO Berati dhe Gjirokastra, një kryeqytet unik, si dhe një xhevahir I vogël i fshehur, siç është vogël Tushemishti, – janë të gjitha vende kaq të bukura që kanë shumë për të ofruar dhe pak turistë që i vizitojnë.

Por pse të vizitohet ky vend gjatë vitit 2014? Shqipëria ende shfaq disa problematika, si mungesa e infrastrukturës dhe ka një treg të pazhvilluar turistik. Duke u ndalur tek çështja e sigurisë, theksohet se nuk ka probleme të kësaj natyre. Ndërsa thuhet se transporti është i mundur për të vizituar destinacionet e dëshiruara. Por ppërmendet problemi i rrugëve, me gunga apo me gropa, në dis araste, si dhe mbeturinat në disa zona rurale.

Por në artikull thektoshet se vendi po ndryshon shumë shpjet drejt përmirësimit të vazhdueshëm.

Ndërkaq, theksohet se përmirësimi i turizmit, dhe zhvillimi i mëtejshëm i këtij sektori do mund t’i japë vendit zhvillim të madh dhe të ardhura të konsiderueshme. “Sipas mendimit tim, kjo nuk është një çështje “nëse”, por “kur” do ndodhë”, thuhet në artikull.

 

burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top