Shqipëria sot në gjysëmfinalen e Eurovision 2014
Koncerti Europian Eurovision 2014 është realitet. Sot me 6 maj do zhvillohet në Danimarkë gjysëmfinalja e parë e EUROVISION 2014, në të cilën do shfaqet dhe Shqipëria. Vëndi ynë përfaqësohet me këngën ‘One Night’s Anger’ e cila këndohet nga këngëtarja Hersi Matmuja
Në garë sonte, për një nga 10 biletat që do shkojnë në finalen e datës 10 Maj bashkë me vëndin tonë ndodhen dhe Armenia, Lituania, Estonia, Suedia, Islanda, Rusia, Azerbaxhani, Ukraina, Belgjika, Moldavia, San Marino , Portogalia , Hollanda, Mali i Zi dhe Hungaria.
I urojmë suksese Shqipërisë.
Albanians.gr
