ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqipëria po ndryshon…

Mobilizimi i medias, disa individëve, personaliteteve për të çaktivizuar një plan të djallëzuar për ndryshimin e kombësisë e më pas, regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, tregon se Shqipëria po ndryshon.

Mobilizimi i medias, disa individëve, personaliteteve për të çaktivizuar një plan të djallëzuar për ndryshimin e kombësisë e më pas, regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, tregon se Shqipëria po ndryshon.

Tregon se hilet në kurriz të njerëzve , herët a vonë, arrihen të zbulohen, e më pas, pjesa më e ndjeshme dhe e drejtë reagon.

 

Siç ndodhi me hilen e madhe të dhurimit të kufijve detarë Greqisë, jo popullit grek, por disa qarqeve që rrinë me laps në dorë e me hartë përballë për të gjetur copëza toke ku mund të fitojnë. E këta “profesionistë” të parave gjejnë në Shqipëri “profesionistë” të shitjeve të interesave kombëtare dhe deri diku plani funksionon. Për këta hileqarë, që në 5 maj të vitit 2009, intriguan dhe futën në ligj mundësinë për të bërë lehtësira me ndryshimin e kombësisë, dikush duhet të veprojë. Nëse media, drejtësia, opinioni publik, arrijne të rezistojnë e të kërkojnë të bëhet transparenca deri në fund, do të thërrmohen.

Nëpër forume, ndërkohë, ka shpërthyer polemika ku inati e mallkimi i njerëzve arrin pika maksimale, sidomos kundër grekëve.Ndoshta ketu gabojmë. Nëse afaristë grekë tentojnë ta blejnë lirë lëkurën tonë, nuk është faji i tyre, jemi ne që ua lehtësojmë. Si në rastin e Marrëveshjes së Kufijve detarë, ku protagonistët kryesorë, të cilët dolën në linjë të parë për të mbrojtur pisllëqet e tyre, në vend që të ndëshkoheshin me ligj, u shpërblyen me poste shtetërore të lakmueshme. Këta të gjendjes civile s’kanë dalë ende në dritë të mbrojnë atë që kanë bërë. Mund të jetë një staf i tërë, ose një njeri që ka firmosur ligjin. Nga njëra anë u volit të dalin në publik, ndoshta si paraardhësit e Kufijve, me siguri, në logjikën antikombëtare të disa qarqeve që na drejtojnë, mund të shpërblehen. Por ndoshta kanë informacione të tjera që i frikësojnë; për shembull, që Shqipëria po ndryshon. Këto beteja janë ende pak në luftën e madhe e në rezistencën që të gjithë duhet të bëjmë ndaj të keqes, por është një fillim që të inkurajon…

 

Artikull nga M.L

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top