ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqipëria një vënd i varfër por me makina të shtrenjta

Paratë e shpenzuara nga shqiptarët për blerjen e automjeteve nga viti në vit ka pësuar një rritje të konsiderueshme. Ndonëse kushtet ekonomike në vend nuk janë të favorshme për shpenzime të tilla, duket se shqiptarët arrijnë të jenë kursimtarë edhe në produkte  të rëndësishme konsumi, ku mund të përfshijmë ushqimin dhe veshjet, për të pasur në zotërimin e tyre një makinë. Rritja e ritmit të blerësve është tregues i qartë se në vendin tonë ende vazhdon dëshira për tu dukur dhe për të shpenzuar shuma të mëdha parash të cilat bien në kundërshti të fortë me realitetin që jetojmë në vend.

Duke ju referuar të dhënave të INSTAT, shpenzimet e bëra për blerjen, riparimin dhe karburantin e makinave ka pësuar një rritje me 7% në ndryshim nga viti i kaluar. Duke parë edhe ndryshimin e marrë nga qeveria për rritjen e  çmimit të aksizës për karburantet në fillim të këtij viti, duket se shpenzimet e bëra nga çdo qytetar për një automjet do të jenë më të larta. Por sërish faktorë të tillë nuk kanë ulur trendin e blerësve, përkundrazi evidenton edhe një herë se lidhja që shqipëtarët kanë me makinat e tyre nuk njeh çmim.

Ndryshe nga vendet e tjera të europës në të cilat efektet e krizës u reflektuan në industrinë e makinave në vendin tonë ka pasur një efekt të kundërt. Por për shkak të mungesës së organizimit të këtij tregu, në vendin tonë vazhdon që pjesa më e madhe e automjeteve të blihen me pakicë dhe në tregje të improvizuara automjetesh. Dëshira për të pasur një makinë në vend ende vazhdon të jetë tepër e lartë aq sa për blerjen e saj, të shumtë janë individët të cilët u drejtohen bankave për të përfituar kredi me të cilat mund të sigurojnë mjetet që duan.

Burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top