Shqip

Shqipëria n TOP 50 destinacionet e ardhëshme turistike

Shqipëria do të jetë ndër 50 destinacionet kryesore globale të turizmit gjatë 10 viteve të ardhshme.

Prestigjiozja “Business Insider” ka përpiluar një listë me disa vende që kanë potenciale të mëdha për udhëtime. Sipas saj, shumë shpejt qytete si Parisi apo Nju Jorku mund të përballen me një krizë të turistëve për shkak të përvojave zhgënjyese, si çmimet shumë të shtrenjta, zhurmat e shumta dhe restorantet e këqija.

Për këtë arsye, të apasionuarit e udhëtimeve po shikojnë destinacione të reja, më pak të njohura, por me potenciale të mëdha. Referuar të dhënave të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve, “Business Insider” ka hartuar një listë me 50 destinacionet kryesore.

Në këtë studim janë krahasuar të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto për çdo vend dhe kontributin që pritet të japë sektori i turizmit në periudhën 2014-2024. Në këtë listë, Shqipëria renditet në vendin e 42-të. Sipas artikullit, kur Shqipëria u “çlirua” nga komunizmi ishte plotësisht e papërgatitur për të pritur turistë. Por tani, rreth 20 vite më vonë, Alpet e Shqipërisë, kështjellat apo kalatë e shumta dhe bregdeti thuajse i paprekur e bëjnë Shqipërinë ndër destinacionet kryesore në rrjetin europian të udhëtimeve.

Ndërkohë, lista kryesohet nga vende afrikane, me Namibinë që mban vendin e parë. 16 vende të tjera afrikane gjenden në listë, duke përfshirë Zambian, Angolan dhe Kamerunin. Në renditje gjenden edhe vende të rajonit, si Bosnja në vendin e 49, Kroacia në vendin e 45-të dhe Mali i Zi që renditet në vendin e dytë –

BURIMI http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/destinacionet-turistike-ne-10-vitet–e-ardhshme-shqiperia-ne-top-50-241207.html#sthash.lKZ7pgYn.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top