LUKSEMBURG – Bashkimi Europian vendos t’i hapë dritën jeshile Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen europiane, duke vendosur sot pro statusit të vendit kandidat. 28 ministrat e Jashtem te vendeve anetare te Bashkimit Europian kane vendosur unanimisht pro statusit per Shqiperine, duke vleresuar reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare. Komisioneri Europian per Zgjerimin, Stefan Fyle foli shqip ne Twitter, kur njoftoi kete vendim pozitiv per Shqiperinë.
“Urime për statusin e kandidatit, miratuar nga Ministrat, njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë”, shkruan eurokomisioneri Fyle në shqip në një status në rrjetin social Twitter.
Burimi www.shqiptarja.com
