ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqipëria ka bërë më shumë se sa prisnim

BELGIUM-EU-BILDT Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt ka deklaruar pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit të BE-së se, Shqipëria ka bërë hap më shumë seç priteshin dhe për këtë e meriton statusin kandidat.

“Shpresoj të marrim vendim pozitiv edhe për Shqipërinë. Nuk kam folur me ministrin e Jashtëm të Holandës, por statusi nuk është një gjë përfundimtare. Shqipëria ka ende shumë reforma për të bërë, nga ana tjetër ka bërë gjëra më shumë se sa prisnim, si zgjedhjet. Shpresoj që çështja e Shqipërisë të zgjidhet sot”, u shpreh Bildt.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të marrin sot shumë vendime të rëndësishme për procesin e zgjerimit të BE-së. Ndërsa Shqipëria pret marrjen e statusit kandidat, Serbia dhe Maqedonia presin negociatat për anëtarësim në BE. Dritë jeshile për në BE pret edhe Bosnje Hercegovina.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top