Shqip

“Shqipëria, jo më një vend origjinë e drogës”

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi sot se viti 2014 ishte nj vit i suksesshëm për Policinë e Shtetit dhe për luftën e saj me informalitetin, kriminalitetin dhe paligjshmërinë në vend.

Ministri përmendi një nga arritjet më të mëdha të Policisë së Shtetit, luftën kundër lëndëve narkotike, që u ndërmor në Lazarat, i cili ishte kthyer në vendin origjinë të lëndëve narkotike. Ministri tha se “Shqipëria nuk është më një vend origjine për lëndët narkotike”.

Ai përgëzoi aksionin e forcave të policisë, që shkulën dhe asgjësuan rrënjët e lëndëve narkotike që ishin mbjellë e që “vazhdonin vit pas viti, e nuk luftoheshin nga askush”.

Tahiri deklaroi se telefonatat në numrin 129 të policisë, janë rritur me 19% më shumë. Ai theksoi se ka gati “22 telefonata në orë” në këtë numër, gjë që dëshmon për rritjen e besueshmërisë së njerëzve ndaj policisë.

“Jemi shumë të lumtur për këto thirrje, se do të thotë që policia është me e aksesueshme ndaj qytetarëve dhe sot ata e kanë rritur besimin dhe e gjejnë zgjidhjen për konflikte që deri dje nuk e kërkonin. I kanë besuar Policisë së Shtetit zgjidhjen e këtyre konflikteve”, tha Tahiri.

Ministri tha se besueshmëria është kyçe për të ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm dhe një platformë besimi mes qytetarëve dhe institucioneve të shtetit, në veçanti policinë.

19 mln euro asete kriminale në vitin 2014

19 milionë euro është vlera e aseteve të botës së krimit që janë sekuestruar nga Policia e Shtetit brenda vitit 2014, tha Tahiri.

“Duhet të ndjekim paranë për ta bërë krimin më të varfër. Gjatë vitit 2014 policia ka sekuestruar 19 mln euro asete të botës së krimit. Shifra është e madhe, por jemi larg pasurisë reale të botës së krimit”, nënvizoi ministri.

Ai tha se vrasjet janë ulur me 10.4 % në krahasim me vitin 2013, janë kapur 19% më shumë persona në kërkim brenda e jashtë vendit, janë sekuestruar 1261 armë zjarri, janë kapur 90 % më shumë lëndë eksplozive dhe 86% më shumë granata.

www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top