ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqiperia e treta ne Europe per cmimet me te uleta te cigareve

Te blesh nje pakete cigare ne vende te ndryshme ne Europe ka kosto te ndryshme,

Te blesh nje pakete cigare ne vende te ndryshme ne Europe ka kosto te ndryshme,

por diferenca mes vendit me cmimin me te larte dhe atij me te ulet te tyre arrin ne gati 10 Euro.

Keshtu, renditjen ne tabelen e cmimeve te duhanit ne Europe sipas nivelit me te larte te tyre e udheheq Norvegjia, ky nje duhanpiresi ne kete vend, nje pakete me 20 cigare i kushton plot 10.78 Euro. Me pas ne renditje vjen Mbreteria e Bashkuar ku nje pakete kushton 9.45 euro, e ndjekur nga Irlanda me 9.3 Euro.

Nderkohe cmimin me te ulet ne Europe per nje pakete me 20 cigare e gjejme ne Rumani. Ne kete vend, per te blere nje pakete te duhen vetem 0.89 euro. Nje cmim te tille te ulet, ofron edhe tregu serb, ku nje pakete kushton 1.17 euro. Nderkohe Shqiperia renditet e treta ne Europe, mes vendeve me cmimin me te ulet te paktes se cigareve, me 1.49 euro.

Ne vende te tjera europiane, cmimi i nje pakete varion nga 3 deri ne 5 euro.

Edhe pse ne vendin tone rritja e akcizes se cmimit te cigareve eshte rritur me 20 leke ne janar te vitit 2010, ende ky cmim mbetet nder me te ulet ne rajon dhe me gjere. Pavaresisht perpjekjeve te vazhduara per shmangien e duhapirjen ne vendet e mbyllura dhe institucione, serish ndergjegjesimi i qytetareve eshte i ulet.

Shifrat zyrtare tregojne se rreth nje milione shqiptare jane konsumues te rregullt te duhanit. Kjo do te thote qe me shume se gjysma e familjeve shqiptare preken direkt nga cmimet e duhanit.
www.shqiptarja.com

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top