ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqipëria do të jetë pjesë e programit “Erasmus +”

Miratohet projektligji për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin  “Erasmus +”, një program i Bashkimit Europian për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin që synon bashkëpunimin midis BE-së dhe vendit tonë. Ai do të mbështesë financiarisht një sërë projektesh dhe trajnimesh në vendin tonë gjatë periudhës kohore 2014-2020, ndërkohë Shqipëria duhet të paguajë çdo vit 90 mijë euro, si palë e saj. Pagesa e një shifre të tillë është një ndër kushtet themelore për të marrë pjesë në të. Ndërkohë, ky kontribut do të paguhet nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Nëpërmjet tij synohet shkëmbimi i studentëve dhe lektorëve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Këtyre të fundit do t’u krijohet mundësia për të studiuar, trajnuar, si edhe për të fituar përvojë punë jashtë vendit. Gjithashtu, programi “Erasmus +” do të nxisë harmonizim të programeve, bashkëpunim dhe inovacion apo edhe kualifikim të stafeve. Midis të tjerave, në program thuhet: “Synohet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe ndërmarrjeve private e aktorëve të tjerë, duke sjellë mundësi të reja për institucionet e arsimit të lartë, studentët dhe stafin e tyre me qëllim lehtësimin e transferimit të dijeve, në përshtatje me nevojat e tregut të punës. Ngritja e kapaciteteve të stafeve të institucioneve nga vendet partnere”. Për sa i përket fushës së sportit, programi do të mbështesë projekte kufitare dhe ndërkufitare në luftën kundër trukimit të ndeshjeve, dopingut, dhunës dhe racizmit. Gjatë seancës së djeshme plenare, deputetja Mimoza Hafizi e ka cilësuar si një program mjaft të rëndësishëm. Më tej ajo shtoi se ky program  ofron përfitime për studentët dhe për stafet akademike e administrative, bashkëpunim institucional në arsimin e lartë, mbështetje për reformat dhe politikat arsimore. “Erasmus+” është programi më i ri arsimor i Bashkimit Europian, i cili synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës, në një botë që ndryshon vazhdimisht. Programi ofron mundësi për studentë, praktikantë, personel akademik dhe administrativ, vullnetarë që të studiojnë për një periudhë të caktuar jashtë shtetit me qëllim që të rrisin aftësitë e tyre për shanse më të mira punësimi. Programi mbështet organizata e institucione të punojnë në partneritete ndërkombëtare për të shkëmbyer praktika të reja në fushën e arsimit, trajnimit dhe rinisë. Marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së për pjesëmarrjen e vendit tonë në “Erasmus +” është miratuar në parim më datë 4 qershor të këtij viti, ndërkohë gjatë ditës së djeshme, Kuvendi vendosi miratimin e tij. Projektligji u miratua vetëm më votat e mazhorancës, pasi opozita mungonte gjatë mbledhjes së seancës parlamentare. Me 74 vota pro është u vendos që të kalojë projektligji ““Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e vendit tonë në programin “ERASMUS +”. Programi menaxhohet nga Agjencia Ekzekutive për Arsimin, Kulturën dhe Mediat Audiovizuale, e ngarkuar nga Komisioni Europian për zbatimin e tij. Ai zbatohet në agjencitë kombëtare në vendet e programit dhe nga zyrat “Erasmus +” në vendet anëtare. Ndërkohë ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top