Shqip

Shqipëria bëhet pjesë e programit të BE-së për doganat

Shqipëria ka nënshkruar sot marrëveshjen “Doganat 2020” me Bashkimin Evropian, duke u bërë kështu pjesë e këtij programi.Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ky program i ratifikuar sot synon futjen e metodave moderne në doganat shqiptare dhe implementimin e një sistemi evropian menaxhimi.Kjo marrëveshje do të ndihmojë dhe lehtësojë tregtinë e ligjshme, duke bllokuar importet e pasigurta apo të paligjshme.Në sajë të programit me BE-në, “Doganat 2020”, do të ketë reduktim të kostove dhe pengesave administrative.

Ky program mbështet bashkëpunimin mes autoriteteve doganore të BE-së për të maksimizuar efikasitetin dhe për të shmangur mospërputhjet në punën e tyre.Ajo do të lehtësojë rrjetin e bashkimeve doganore, do të mundësojë veprime të përbashkëta dhe do të bëjë të mundur trajnimet e personaleve doganore. Financimi i sistemit IT sipas standardeve të BE-së është një tjetër përfitim.Ky program ka dhënë një kontribut thelbësor për rritjen e të ardhurave për buxhetet e vendeve të BE-së. Në fillim “Dogana 2020”, ishte vetëm për vendet anëtare, ndërsa tani u hap edhe ndaj vendet që aspirojnë BE-në.

www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top