ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqipëri Tërmet 5,2 Rihter dëme të shumta materiale

Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm pothuajse në të gjithë vendin. Tërmeti, i cili ka rënë rreth orë 02:58 minuta ka alarmuar banorët. Madje të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë telefonuar në News24 duke konfirmuar tërmetin e rënë në zonën e tyre. Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeti ka qenë me Magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

Ndërkohë mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 44 km në Jug të Tiranës, 30 km në Veri-Lindje të Fierit dhe 5 Km në Lindje të Lushnjës, me një thellësi prej 10 km.

Për pasojë janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, Elbasan, Durrës, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Gramsh, Fier, Vlorë, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi. Siç bën me dije sizmiologu Ervin Kasaj, pas lëkundjes fillestare ka pasur edhe 7 lëkundje të tjera më të lehta.

Fatmirësisht nuk është njoftuar për të lënduar por vetëm për dëme materiale. Kështu, raportohet se në Lushnje është shembur një banesë, janë dëmtuar 20 të tjera, ndërsa në Cërrik janë dëmtuar 3 pallate si dhe dy shkolla në Belsh.

FATMIR URUÇI: TË PAKTËN 50 APARTAMENTE THUAJSE TË PABANUESHME NË CËRRIK
Ora 12:29- Për pasojat e tërmetit të rënë sot në disa qytete të vendit ka folur edhe Drejtori i Urbanistikës në Cërrik. Sipas Fatmir Uruçit, pallatet e dëmtuara janë ata me numër 13, 6, 50.

“Të paktën 50 apartamente janë thuajse të pabanueshme në këto pallate”, tha ai. “Duhet të përcaktohet qëndrueshmëria e apartamenteve”, shtoi ai.

LUSHNJE SHEMBET NJË SHTËPI, DËMTOHEN 20 TË TJERA
Ora 12:16- Dëmtime nga tërmeti i orëve të para të mëngjesit të sotëm ka pasur edhe në Lushnje. Kështu raportohet për një banesë të rrëzuar totalisht në fshatin Hisgjokaj, ndërsa dëmtime ka pasur edhe në 20 banesa të tjera.

KAMAMI: JANË DËMTUAR DY SHKOLLA NË BELSH
Ora 09:40- Ndërkohë që mësohet se dëmtime ka pasur edhe në Belsh të Elbasanit. Prefekti i Elbasanit, Arben Kamami raporton për News 24 se janë dëmtuar edhe dy shkolla në Belsh dhe për këtë arsye nuk ka filluar mësimi.

Ndërkohë që sipas tij është ngritur Shtabi i Emergjencave për të verifikuar dëmet.

KRYBASHKIAKU I CËRRIKUT: TËRMETI I FUQISHËM, DËMTOHEN 3 PALLATE
Ora 09:30- Lëkundjet e forta të tërmetit që u ndjenë në orët e para të mëngjesit të sotëm përveç panikut të banorëve në disa qytete të vendit, kanë shkaktuar edhe dëme materiale në Cërrik.

Sipas tij, “Lëkundje tepër të forta janë ndjerë në Cërrik. Kuptohet që tek njerëzit pati panik, kanë dalë jashtë deri sa u zbardh. Pallati 86 në këtë qytet ka dëmtime, plasaritje dhe shembje, mendohet se ka dëmtime edhe në dy pallate të tjerë”, tha ai. Po sipas tij, asnjë person nuk është lënduar në pallatet e dëmtuara.

Duzha shtoi se, “Pas lëkundjes së parë pati edhe një lëkundje tjetër më e dobët”.

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top