ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqipëri Taksë 10 euro për çdo biletë avioni

Që prej 2 tetorit të këtij viti, për çdo biletë avioni të blerë, do të paguhen 10 euro më tepër se çmimi i biletës. Ministria e Financës dhe ajo e Transportit dhe Infrastrukturës kanë përpunuar në mënyrë të përbashkët një udhëzim që për çdo biletë avioni të shitur do të vendoset taksa prej 10 eurosh. Udhëzimi me numër 1917, i datës 1 shtator të po këtij viti përcakton masën e taksës që do të vendoset. Ky udhëzim shkon në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës dhe të nenit 11 të ligjit nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar. Vendimi është marrë nga ministri i Financave dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës. Ky udhëzim pritet të hyjë në fuqi në datën 2 tetor të këtij viti. Kjo taksë do të quhet tarifë shërbimi dhe do të kalojë në buxhetin e shtetit në masësh 95 për qind. Pjesa prej 5 për qind e të gjithë vlerës së mbledhur do të mbahet si komision nga autoriteti aeroportual. Në udhëzimin e ministrive respektive thuhet: “Tarifat e shërbimit, për kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë, është 10 euro dhe paguhet nga udhëtari në momentin e blerjes së biletës, tek shoqëritë ajrore, pavarësisht vendit apo mënyrës   së shitjes së biletës”. Po kështu tarifa e kalimit me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë është një pagesë e detyrueshme që bëhet për llogari të buxhetit të shtetit nga çdo udhëtar që del nga territori i Republikës së Shqipërisë në drejtim të destinacioneve jashtë. Aktualisht, në aeroportin ndërkombëtar të “Nënë Tereza” në Rinas numri i pasagjerëve i 1.5 milionë persona në vit. Taksa e re që do të fillojë të vilet pas 2 javësh duket se do të sjellë një sasi të madhe të ardhurash jo vetëm në buxhetin e shtetit, por edhe në atë të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit.

Udhëtarët do të përjashtohen nga kjo taksë vetëm në rastin kur udhëtari është tranzit dhe nuk e kalon kufirin, por qëndron në ambientet e aeroportit deri në vazhdimin e udhëtimit. Shoqëria “Tirana International Airport” (TIA) caktohet agjent për mbledhjen e tarifës të kalimit me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërohet nga një sërë përgjegjësish. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është i detyruar të kryejë, në zbatim të Marrëveshjes së Koncesionit dhe këtij udhëzimi, të gjitha procedurat për regjistrimin e kësaj tarife në sistemin e IATA-s. Ai duhet të llogarisë shumën që do të paguhet nga ana e shoqërive ajrore, mbështetur në dokumentin e udhëtimit të pasagjerëve. TIA ka për detyrë të rakordojë brenda datës 5 të muajit pasardhës, së bashku me shoqëritë ajrore, tarifën e paguar pranë këtyre shoqërive nga pasagjerët udhëtues në muajin paraardhës. Në rast mosrasëkordimi, për çfarëdolloj arsyeje, atëherë rakordimi do të merret i mirëqenë dhe do të konsiderohet i bërë me lëshimin e faturës nga TIA, në formë elektronike për shoqëritë ajrore. Autoriteti aeroportual si institucion taksambledhës duhet t’iu faturojë shoqërive ajrore, brenda datës 10 të muajit pasardhës aktin e rakordimit të mbajtur me shoqëritë ajrore, shumën për t’u paguar nga këto shoqëri në llogarinë bankare të hapur për këtë qëllim nga TIA. Faturimet përpunohen mbi bazën e dokumentit të udhëtimit të pasagjerëve dhe këto dokumente ruhen në TIA dhe në shoqërinë ajrore. Faturimet u dërgohen shoqërive ajrore me rrugë elektronike dhe me postë. Kjo taksë do të menaxhohet mbi bazën e faturimeve të bëra. TIA ka për detyrë të kërkojë nga shoqëritë ajrore likuidimin e shumave të faturuara brenda datës 15 të muajit pasardhës. Në rast moslikuidimi nga shoqëritë ajrore brenda datës 15 të muajit pasardhës të shumave të faturuara, TIA dërgon një njoftim të dytë në rrugë elektronike ose me postë shoqërive ajrore ku kërkon likuidimin e menjëhershëm të shumave mbi bazën e faturimeve të realizuara. Sasinë e parave të mbledhura TIA e deklaron dhe transferon në llogarinë e drejtorisë rajonale tatimore ku është e regjistruar, brenda datës 15 të muajit pasardhës shumat e arkëtuara nga shoqëritë ajrore.

Kompanitë detyrohen të bëjnë pagesën

Shoqëritë ajrore, kanë përgjegjësinë që të arkëtojnë nëpërmjet shitjes së biletës tarifën e kalimit me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë dhe të transferojnë shumat e arkëtuara te TIA. Pas kryerjes nga TIA, çdo shoqëri ajrore në momentin e shitjes së biletave, duhet t’i shtojë këtë tarifë vlerës së biletës, si dhe ta pasqyrojë në të vlerën e tarifës të kalimit me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë. Kompanitë ajrore, pavarësisht mënyrës së shitjes së biletës, duhet të arkëtojnë tarifën e paguar nga udhëtarët, nëpërmjet shitjes së biletave. Gjithashtu kanë detyrim të rakordojnë me TIA-n për tarifën e arkëtuar dhe të transferojnë për llogari të TIA-s shumat e arkëtuara, në përputhje me afatet e përcaktuara në këtë udhëzim. Kanë përgjegjësi të mbajnë dokumentacionin përkatës për numrin e biletave të shitura, numrin e biletave të anuluara dhe shumat e kthyera paguesve të tarifës. Degët, apo zyrat e përfaqësimit në Shqipëri të shoqërive ajrore të huaja, janë përgjegjëse për përmbushjen e detyrave të përcaktuara me këtë udhëzim në përputhje me tagrin e dhënë në përfaqësim. Për tarifat e shërbimit të përfshira në këtë udhëzim nuk aplikohet TVSH.

Burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top