ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqipëri Shënohet viktima e parë nga virusi AH1N1

Është shënuar ditën e sotme viktima e parë në vendin tonë nga virusi AH1N1 i cili njihet ndryshe edhe si “gripi i derrit”. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktima është një grua 30-vjeçare e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Sanatoriumit ku ishte shtruar për probleme me frymëmarrjen.

“Viktima një grua 30-vjeçare vdiq në Sanatorium. Vuante nga insufiçenca respiratore dhe AH1N1” -sqaron MSH. Ministria bën me dije se në vendin tonë janë konstatuar 26 raste të prekura nga virusi AH1N1.

Viktima e ‘gripit të derrave’ ishte 13 javëshe shtatzënë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se po merren masa për shpërndarjen e tamiflusë dhe për pajisjen me maska mbrojtëse.

Rikthimi i virusit AH1N1 në Shqipëri u bë me dije disa ditë më parë kur një 50-vjeçar u shtrua në gjendje të rëndë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Virusi AH1N1 u shfaq për herë të parë në vitin 2009 në vendin tonë, medikamenti për luftimin e tij është Tamiflu.

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top