ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqipëri Pezullohet përgjatë 31 dhjetorit 2013, aplikimi për dokumenta identifikimi

banner_pasaporte_shqiptare

Ministria e Brendshme njoftoi sot se më datë 31 dhjetor asnjë qytetarë nuk do të mund të aplikojë për tu pajisur me letërnjoftim apo pasaportë biometrike.
Po ashtu në këtë datë nuk do të mund të bëhet as shpërndarja e dokumentave të identitetit të prodhuara deri atë ditë, pranë Komisariateve të Policisë.
Ky pezullim vjen si pasojë e procesit vjetor të mirëmbajtjes dhe inventarizimit të sistemit që bën kompania Aleat, e cila prodhon dokumentat identifikuese.
“Ky proces inventarizimi dhe mirëmbajtjeje zgjat për 24 orë, ndërsa në vazhdim do të vijojë normalisht procesi i pajisjes së shtetasve me dokumenta. Kjo praktikë e mbylljes për një ditëtë shërbimit për qytetarët është e përvitshme, duke i dhënë mundësi kompanisë Aleat sh.p.k të kryejë inventarizimin e sistemit.”- thuhen në deklaratën e MB-së.
Ndërkaq, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile bën të ditur se janë nxjerrë jashtë përdorimit permes asgjësimit, të gjitha dokumentat e identifikimit (letërnjoftime dhe pasaporta biometrike), të prodhuara në vitin 2011, por të patërhequra nga shtetasit shqiptarë, pranë komisariateve të Policisë. Në total janë asgjësuar 18,682 letërnjoftime dhe 695 pasaporta biometrike.

 

burimi www.panorama.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top